Amb.SHBA: Mbledhja e grupit të miqësisë u shty për shkak të PD

453
Sigal

Ambasada Amerikane ka sqaruar arsyet e shtyrjes së takimit të grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptar. Përmes një njoftimi ambasada sqaron se takimi u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.

“Mbledhja inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptare u shty për shkak të klimës politike aktuale në Parlament dhe mungesës së vullnetit të Partisë Demokratike për të marrë pjesë në mbledhje.”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Reagimi i ambasadës së SHBA ka ardhur pas disa aludimeve të Partisë Demokratike se arsyeja për të cilën mbledhja është anuluar ka të bëjë me prezencën në grupin e deputetëve edhe të Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Mbledhja e inaguruese e grupit të miqësisë Amerikano-Shqiptar ishte parashikuar për t’u zhvilluar ditën e djeshme, ndërsa ka qenë pala amerikane ajo që ka kërkuar shtyrjen e takimit.

Mëngjesin e djeshëm 39 deputetët e grupit të miqësisë Shqipëri-SHBA, janë njoftuar në rrugë elektronike për zhvillimin e takimit mes përfaqsuesve të dy vendeve, ndërkohë që rreth mesditës sërish nëpërmjet një njoftimi elektronik deputetët janë njoftuar për anulimin e këtij takimi.

Të pyetur nga “Shqiptarja.com”, deputetë të opozitës në këtë grup miqësie bëjnë me dije se Kuvendi nuk ka dhënë arsye për anullimin e këtij takimi. Ditën e djeshme në zyrat e Kuvendit ka pasur edhe një takim mes ambasadorit të SHBA, Donald Lu dhe kryetarit të Komisionit të Ligjeve Fatmir Xhafaj. Reagimi i ambasadës së SHBA ka ardhur pas disa aludimeve të Partisë Demokratike se arsyeja për të cilën mbledhja është anuluar ka të bëjë me prezencën në grupin e deputetëve edhe të Tom Doshit dhe Mark Frrokut.

PD: Mbledhja me Ilir Metën si i akuzuar për vrasje e papërshtatshme
Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ambasadës amerikane për grupin e miqësisë Shqipëri-SHBA. Kjo forcë politike shpjegon se një mbledhje e tillë me praninë e Ilir Metës si kryetar Kuvendi që është nen hetim dhe akuzë si dhe me pjesemarrjen e disa deputeteve të cilët do duhej t ishin objekt i dekriminalizimit eshte gjykuar e papershtatshme per pjesemarrjen e Partise Demokratike.

Reagimi i PD
Partia Demokratike mbeshtet shtyrjen e mbledhjes peruruese te grupit parlamentar te miqesise Shqiperi-SHBA. Nje mbledhje e tille me pranine e Ilir Metes si kryetar kuvendi nderkohe nen hetim dhe akuze si dhe me pjesemarrjen e disa deputeteve te cilet do duhej te ishin objekt i dekriminalizimit eshte gjykuar e papershtatshme per pjesemarrjen e Partise Demokratike. PD mbeshtet fuqimisht forcimin e bashkepunimit midis parlamentareve shqiptare dhe partnerit tone strategjik SHBA, dhe shpreh konsideraten me te larte per ambasaden e SHBA ne Tirane.