“Aman komandant të vëmë dritat”, Rama batuta me Tërmet Peçin: Me the se po ngatërroje shtëpinë

2039
Sigal

Që në nisje të fjalës së tij në takimin që po zhvillon në Tepelenë, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat për kryebashkaikun Tërmet Peçi.

Kreu i qeverisë tha se posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte; ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’, ndërsa theksoi se kundërshtarët mendonin se Peçi do të shkatërronte qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen tuaj. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra që marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato. Qëlloi pak si e çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë. Për shumëkënd kjo mund të përkthehet dhe u përkthye; Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat. Edhe vetë Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur”, tha Rama.

c628f78e-e656-4e41-9108-278c344836b9

ae981832-adc7-4454-a6f2-45e34b9f79e8

Nga ana e tij kreu i Bashkisë së Tepelenës ka numëruar të gjitha punët që janë bërë nën qeverisjen e Edi Ramës, dhe e ka falënderuar atë publikisht disa herë.

Peçi tha se të gjitha janë bërë nga Edi Rama, dhe se për këtë meritonte të falenderoheshe: “Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha…Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm ti. Ti shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, ka përfunduar fjalën e tij Termet Peçi.

Por edhe kryeministri Rama ne fjalen e tij, nuk la pa e komentuar kryebashkiakun e Tepelenes, madje edhe duke e thumbuar per kushtet e pallatit te sportit qe ka ndertuar se fundmi.

“I them 100 herë mos e tepro me këto fjalët që thua për mua. Por ai është i vendosur dhe s’kam ç’i bëj. Në fund i del llogaria, i merr votat me ato që thotë për mua. Më vjen shumë mirë dhe ju falënderoj shumë që qëndruat këtu. Ma kishte thënë Tërmeti që do ta bëjmë pa ngrohje- ftohje sallën se kur është diell do futemi që do dobësohemi. Funksionon shumë mirë dhe duhet shënuar atje Tërmet: Lodra me dorë dhe sauna dhe përdoret sipas rastit. Që do thotë se do më vijë menjëherë tani projekti i ngrohje- ftohjes”, tha Rama.