Altin Goxhaj:“Erion Veliaj, ku i ke çuar 5,4 milionë euro?”

586
Sigal

 

 INTERVISTA/ Altin Goxhaj, Drejtor i ZMK-së: “13 gjyqet e PS-së kundër meje tregojnë standardin që ka PS-ja, që nuk përballet me transparencën e akuzave

Ndërkohë, kur PS-ja akuzon gjykatat se dënojnë deputetin Saimir Tahiri, për kritikat që bën si deputet për korrupsionin qeveritar, Erion Veliaj, sekretari i PS-së, çon në gjyq avokatin Altin Goxhaj, për akuzat që i ka bërë për korrupsionin e “MJAFT”-it, në vitet 2003-‘07, kur Erion Veliaj kurrë deri më sot nuk ka mundur të përgënjeshtrojë publikisht akuzat. Në intervistën për “Telegraf”, Drejtori ekzekutiv i ZMK-së  Av. Altin Goxhaj, dëshmon se 13 gjyqet e PS-së ndaj tij tregojnë standardin e PS-së për mungesën e transparencës. 

– Zoti Goxhaj, përse Erion Veliaj ju ka paditur në gjyq?
– Gjykata, sipas Erion Velisë, kishte vdekur 2 javë më parë dhe u ngjall, pardje, të hënën. Këto janë standardet e Edit, Erit, Taulant Ballës, Saimir Tahirit, Shalsit e gjithë shpurës së tyre, që ia kanë hequr emrin PS-së dhe ia kanë vënë- tashmë- parti e SOROS. Padia që është bërë ndaj meje nga Erion Veliaj ishte shpifja, për akuzat që unë kam bërë publikisht në 2009 mbi 5,4 milionë euro, të cilat përvetësuan nga MJAFT-ët e tij në emër të rinisë shqiptare në 2003-2007. Gjithë strategjia e Veliajt u bazua që të bënte shumë gjyqe, me qëllim që të fitonte vetëm një. Por harroi se deri më sot ka humbur 4 gjyqe, që ka bërë ndaj meje. Ky gjyq nuk është humbur, përkundrazi, ai ka shfrytëzuar mungesën e opinionit, në sistemin e drejtësisë që nuk funksionon, prandaj edhe ka gënjyer. Erioni ka gënjyer tre herë. E para, duke thënë që unë jam dënuar, e dyta që unë do të paguaj 3.000 euro dhe e treta, kur thotë që ai dhe MJAFT-ët e tij “janë pastruar nga aktet e tij”.

Cila është odiseja e akuzave të Erion Velisë kundër juve?
– Nga 100 akuza që unë i kam bërë Veliajt dhe “MJAFT”-ve të tij, ai ka ngritur padi vetëm për 5 prej tyre, që do të thotë që 95 të tjerat, përfshirë edhe vilën e Ajolës, i ka pranuar akuzat, që i kemi bërë, të mirëqena. Strategjia e tij u bazua që unë duhet ta paditja në gjykatë, dhe jo ai, pasi unë nuk kam fshehur asgjë. Ndërkohë që, ai kishte në dispozicion 16 muaj për të ngritur akuzën kundër meje, gjykata nuk më dha asnjë mundësi asnjë minutë të paraqis faktet e mia, të cilat janë pranuar nga katër trupa gjykuese në 4 gjyqe të tjera po me të dhe shpurën e tij.
– Përse ju hoqi gjykata, të drejtën që të paraqisni provat tuaja mbrojtëse?
– Kjo është një enigmë, e cila u përligj këto 2 javë, e gjykimi u vazhdua nga gjykatësja, Elona Stavri, me njëanshmëri të theksuar, bazuar në fyerje e ofendime të vazhdueshme, gjatë gjithë seancave gjyqësore, që ishte bërë palë e palës paditëse. E cila në mënyrë të hapur, duke shkelur etikën dhe kodin e një gjykatësi, e ka bërë për t’i hyrë në sy të mirë Kryetarit të opozitës .

– Gjyqtarja, derisa nuk jua dha mundësinë e paraqitjes të provave mbrojtës nga ju, e mbështet në ligjshmërinë, apo në brutalitetin e autoritarizmin e detyrës?

– Gjykatësja ka shkelur rëndë procedurën e hetimit gjyqësor, siç është një dokument fotokopje, e cila më vonë është shoqëruar me një dokument origjinal, për të cilën unë kisha prova dhe fakte që është një dokument i falsifikuar dhe gjyqtarja Stavri, jo vetëm nuk pranoi ta shqyrtojë, por mua më hoqi të drejtën e paraqitjes së provave, në mënyrë të njëanshme, duke abuzuar pa turp.

 Cila është padia konkrete e Erion Veliajt ndaj jush?
– Shpifja për akuza që kam bërë për fondacionin “MJAFT”, i cili zhduku pa lënë gjurmë me qindra mijë euro në vitet 2004-‘06, të cilat u përdoreshin për të dhënë kredi pa licencë dhe një nga përfituesit e tij ishte edhe vëllai i Erion Veliajt, derisa u zhduk faqe çdo gjë pa lënë gjurmë, madje, edhe vetë uebsiti. Akuzat e mia u bazuan në mbledhjen e të dhënave dhe fakteve të të gjitha “MJAFT”-ët që vepronin në ato kohë nga për fondet e ndryshme që ata kishin marrë nga donatorë të ndryshëm, në emër të rinisë shqiptare dhe që nuk shkuan në të mirën e rinisë shqiptare, por u fshehën dhe kurrë s’iu bë transparencë publikut. Akuzat e mia u bazuan në një argument thelbësor për të gjithë akuzat. Shkelja e ligjeve fiskale të vendit. 5,4 milionë euro nuk derdhën në arkën e shtetit tatimet për shumat që përfitonte Erjon Veliaj dhe shpura e tij. Faktet e mia, që janë publikuar dëshmojë sesi Erion Veliaj në 2003-2007, kur drejtonte “MJAFT”-ët e vet, merrte fonde nga donatorët, vëllai i tij bënte shpenzimet, duke ndërtuar uebsajtët me një biznes të paregjistruar pranë organeve tatimore për 5 vjet me radhë, derisa u zhduk, kolegët e tij kryenin veprimtari të çuditshme me këto para, në vend që të shkonin te publiku shqiptar, përfundonin për dobi të një grupi të vogël njerëzish. Unë mund t’ju sjell një detaj. 127 milionë lekë u përdorën për të marrë një jaht për të shpërndarë fletëpalosje kundër varfërisë dhe për këtë kisha foto dhe të dhëna të drejtpërdrejta të marra nga burimet e donatorëve.
– Atëherë, ku u bazua Erion Veliaj, që ngriti akuzën e shpifjes ndaj jush?
– Erioni u fsheh pas faktit, të parashkrimit ligjor 3- vjeçar të faktit. Kishin kaluar 3 vjet për faktet që unë bëja akuzë. Argumenti që unë dhashë në gjykimet e tjera, kishte të bënte me dokumente faksimile e online, nga të dhënave, që gjithë paratë që vinin nga donatorë, zhdukeshin në ditë të caktuar dhe mungonin shifra të tilla, nga 200-300.000 euro rregullisht.
– Për politikanët a ka mundësi që të parashkruhen mëkatet e korrupsionit?
– Ata këtu mbrohen. Nuk duam të flasin, se thonë na mbron ligji. Dosja ime e vërteton me fakte e prova se kush ka qenë fondet dhe paratë e paguara në formë tatimesh e TVSH në gjithë veprimet e tyre financiare. Por politikanët duhet të kenë edhe Kodin Moral të sjelljes së tyre, që do të thotë, që pavarësisht, se juridikisht, ligji parashikon parashkrimin e korrupsionit në afat 3 -vjeçar, moralisht, nuk ka ligj juridik që mund të japë azil moral politikanëve për korrupsionin e tyre. Prandaj Erion Veliaj, duke mos patur moral politik, përdori padi penale dhe civile, ku nga një anë fshihte të dhënat duke u mbrojtur me parashkrimin 3vjeçar të veprës penale dhe nga ana tjetër kërkonte nga unë bilancet e veta. Gjithsesi provat e mia janë marrë në konsideratë në 4 gjyqe të tjera dhe janë marrë për bazë si nga 4 prokurorë dhe nga 4 gjykatës duke sjellë rrëzimin e të katër padive të Veliajve, Maznikëve dhe Fugave, gjithë prurjes mjaftiste të Ramës.
– Erion Veliaj, si eksponent kryesor i PS-së, duke ju çuar juve në gjyq për akuza, a nuk përdor 2 standarde, ndërkohë kur PS-ja dënon këto ditë me kaq forcë vendimet e gjykatës kundër Saimir Tahirit, i dënuar për shpifje për akuzat që bën për korrupsion qeveritar?
– Unë kam një rrebesh padish nga krerët e PS-së, nuk është vetëm Erion Veliaj. Është vetë Rama. Taulant Balla, Eduart Shalsi, Fuga, të cilët kanë artikuluar të njëjtën akuzë, prej 2005-s dhe sot. I kam fituar të gjitha gjyqet dhe kallëzimet e tyre penale, kam akoma në proces 2, këtë me Veliajn dhe një me një tjetër shërbëtor të tyre. Ky është standardi që ka shpikur në Shqipëri Edi Rama. 13 gjyqet e PS-së kundër meje tregojnë standardin që ka PS-ja, që nuk përballet me transparencën e akuzave që i bëjmë, por përdor avokatët për t’i mbyllur gojën atyre që flasin. Si mendoni ju, gjatë 12 -vjetëve të qeverisjes të Ramës në Bashki, unë mbaj 13 padi në kurriz, cili tjetër do guxonte që të fliste kundër Edi Ramës? Këto gjyqe nuk janë ndaj meje, por gjyqe për të frikësuar shoqërinë civile që të mos hapë gojën. Janë edhe 3 anëtarë të tjerë të shoqërisë civile, ndaj të cilëve Edi Rama ka bërë kallëzime penale ndaj djemve të tjerë të lëvizjes ZGJOHU në 2009 për fjalët që kanë thënë. Akuza ndaj Sazan Gurit, dhe dy qytetarë të lirë, dy aktivistëve të shoqërisë civile, pa asnjë angazhim politik e elektoral, të cilët janë ndëshkuar me lodhje dhe zvarritje nga Edi Rama me kallëzime penale si gjithmonë me akuzën e shpifjes.
– Zoti Goxhaj, ndaj kësaj maxhorance ju keni ndërmarrë akuza kundër korrupsionit dhe a jeni ndjekur penalisht?
– Mjafton të shkoni në prokurorinë e Tiranës dhe aty do të gjeni kallëzimet e mia penale ndaj zyrtarëve më të lartë të shtetit shqiptar, për shpërdorim fondesh, detyre, por edhe në emisionet televizive që unë ka folur kundër zv.ministrit tëMETE-s, Kryetarit të Autoritetit të Ushqimit, ERE-s, ERRU, AKEP, Bankës së Shqipërisë, AMF-së, akuza të rënda që unë u kam bërë. Kurrë unë nuk kam marrë asnjë ndëshkim. Jo nga kjo maxhorancë, por nga asnjë maxhorancë në 20 vjet demokraci.

– A kanë bërë ndonjë përgënjeshtrim publik, Edi Rama, Erion Veliaj, për akuzat që ju u keni bërë publikisht?
– Kurrë ndonjëherë, Edi Rama, Erion Veliaj e të tjerët e tyre nuk kanë bërë kurrë transparencë, nuk kanë përgënjeshtruar asnjë nga akuzat që unë u kam bërë. Thjesht mërmërisin dhe spërdredhin fjalët dhe s’japin asnjë të dhënë

-Ju faleminderit!