Altin Goxhaj “Policia arreston Gentin që luante rolin e Ramës në spotin e PD-së, protestonte kundër ekstradimit të Morinës”

521
Në këto momente vazhdon ende protesta e tifozëve “Kuq e Zi”, të cilët u kërkojnë kryeministrit Edi Rama dhe autoriteteve shqiptare, të mos lejojnë ekstradimin e ballistit Ismail Morina në Serbi.

Mirëpo policia duket se ka nisur arrestimet e organizatorëve të kësaj proteste. Ende nuk ka informacione zyrtare, por avokati Altin Goxhaj i cili ka qenë gjithashtu në protestë, shkruan se një ndër të arrestuarit është edhe Gentian Gjonaj, djali që luante rolin e Ramës në spotin e Partisë Demokratike, ku kryeministri shfaqet duke bërë aksident.
STATUSI I PLOTË
“RAMA ARRESTON GENTIN QË LUANTE ROLIN E RAMËS TE SPOTI I PD KU RAMA ISHTE SHOFERI QË BËRI AKSIDENT!!!! 
Sapo policia arrestoi Gentian Mark Gjonaj për protestën Ballist Morinës!!! Ministri i Brendshëm të reagojë urgjentisht!!! Genti arrestohet sapo del në çdo protestë vetëm sps Edi Rama ka dhënë urdhër që sapo ta shohin në çdo protestë ta arrestojnë menjëherë! Nuk ia fal as këngën që ka bërë kundër tij dhe as paroditë me Ramën si spoti i PD ku Genti luante rolin e Ramës që bën aksident!!!”, shkruan Goxhaj.
Sigal