Altin Goxhaj: Meta prishi skenarin e Sorosit, zgjedhjet e parakohshme janë në prag

633
Sigal

Avokati Altin Goxhaj përmes një postimi në rrjet shkruan se Presidenti Ilir Meta ka prishur skenarin e Soros në Shqipëri, ndërsa paralajmëron zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Goxhaj shkruan se në përballjet Rama-Meta, kryeministri nuk ka fituar asnjëherë përballë Presidentit, në të paktën 20 vitet e fundit.

Postimi i Altin Goxhaj

KURIOZITET PËR PARASHIKIMIN TIM PËR SHPËRNDARJEN E PARLAMENTIT PËR NR E DEPUTETËVE:)

Sot Presidenti i kërkoi KQZ konfirmimin ligjor Kuvendi nuk plotëson detyrimin kushtetues të numrit prej 140 deputetësh.

E dini nga e dija që nga e djela e shkuar kur deklarova se Presidenti ka as në mëngë shpërndarjen e Parlamentit (duke caktuar me Dekret një datë zgjedhjesh për Zgjedhje Parlamentare dhe Lolake bashkë) për shkak të numrit të deputetëve? E kam thënë me bindje që të djelën e deri tani në Fax Neës, te Krasta / A-Show në News24, në të gjitha gazetat dhe portalet që nuk na çensurojnë!

Sepse Rama nuk e mund dot Metën Se ka mundur kurrë! KUJTOHUNI Ç’KA NDODHUR NË 20 VJET MIDIS KËTYRE 2 LOJËTARËVE!

P.s.
Meta u prishi Planin të gjithëve sidomos Skenarin e Parisit të Alex Soros midis Edverit dhe Lulit për të bërë në Shtator Kryeministër Lalin dhe Zgjedhjet Parlamentare për t’i shtyrë në 2020! Meta me Doktorin ua prishi Lojën! Zgjedhjet e Parakohshme janë në prag, siç u kam paralajmëruar në 6 dhe 13 Janar 2019!