Altin Goxhaj i tregon peshkun e madh Lu-së: Po falsifikon dokumente për kandidatët e KLP-së, do ta kallëzoj penalisht

141
Avokati Altin Goxhaj, i ftuar në ‘Fax News’, ka deklaruar se kreu i Komisionit të Shoqërisë Civile Andi Dobrushi ka falsifikuar dokumente të shtetit për kandidatët e KLP-së, sipas tij ata nuk kanë 5 vjet vjetërsi pune por dokumentet zyrtare janë falsifikuar nga Andi Dobrushi i cili synon që ti japë Edi Ramës kontrollin mbi KLP-në.
Ai tha se Andi Murataj, kandidati që ka paraqitur Andi Dobrushi për anëtarë të KLP-së nuk i ka 5 vite vjetërsie pune, duke shtuar se Andi Murataj paguhet nga Andi Dobrushi në Komitetin e Helsinkit. Por edhe kandidatja tjetër që paraqitet sikur ka 5 vite pune dhe ka paguar sigurime shoqërore nuk i plotëson kriteret sepse sipas tij në dokumentin e çuar Kuvendit nuk tregohet se në cilat OJF ka punuar.
“I kam sjellë një peshk shumë të madh Donald Lu-së, Andi Dobrushi, kryetarë i Komisionit të Shoqërisë Civile, që do të zgjidhte përfaqësuesin e KLP-së që të mos zgjidhej nga Edi Rama. Peshku i madh quhet Andi Dobrushi.
Unë do ju ciltoj nenin 152, ku përcaktohet se sa vite duhet të ketë eksperiencë angazhimi përfaqësuesi i KLP-së, dhe përcaktohet qartë që kandidatët duhet të jenë të angazhuar për të paktën 5 vjet në një organizatë të Shoqërisë Civile, për drejtësinë.
Personi që i plotëson dokumentet dhe kriteret sipas këtyre është Andi Murataj dhe ky emër i dorëzohet Parlamentit, sipas këtyre dokumenteve që kam sjellë këtu, ka një dokument të vitit 2014, është një shkrim për Andi Murataj, ku ai rezulton avokat i shtetit, pra para 3-4 vjet paska qenë avokat i shtetit, mua më doli që Andi murataj është në konflikt interesi, është një person që paguhet nga Andi Dobrushi në Komitetin e Helsinkit, pra Andi njeh Andin. Andi Dobrushi ka falsifikuar dokumentin zyrtarë shtetëror të dosjes së KLP-së”, tha Goxhaj.
Goxhaj tha se do ta kallëzojë në Prokurori Andi Dobrushin për falsifikim dokumentesh, ai tha gjithashtu se edhe kandidatja Entela Baçi nuk i plotëson kriteret.
“Entela Baci, pretendon se ka 5 vjet që paguan sigurime shoqërorem, tatim mbi të ardhurat, në një OJF. Por dosja që i është çuar Parlamentit nuk tregon asgjë, as librezën e punës nuk ka por as se në cilat OJF ka punuar”, tha Goxhaj, i cili shtoi se vete njerëzit e Sorosit i bënë kriteret të vështira ndërsa tani ankohen.