Altin Goxhaj: 4 pyetje publike për Gjergj Bojaxhiun

148
Nesër do të lexoni “11 pyetje publike për Gjergj Bojaxhiun”, me rastin e kthimit në politikë sipas kërkesës së re të Ramës 2 ditë me parë wink emoticon.
Si anteprime po postoj 4 prej tyre grin emoticon.
… Pyetje 2: A quhet konflikt interesi dhe korrupsion që të themelosh dhe jesh aksioner dhe administrator i një prej 3 kompanive më të drejta ekskluziviteti kombëtar (të depozitave doganore bazë të gazit dhe naftës) në Shqipëri (Everest Oil sh.a) me aksionet e një kompanie italiane (Surperba Srl është pjesë e grupit PIR – La Petrolifera Italo-Rumena, i cili zotëron 94% të aksioneve të La Petrolifera Italo-Albanese sh.a.) me funksionin e një hallke zinxhiri shitjesh, të cilës i ke dhënë me firmën tënde një licence që s’po e merrte dot prej disa vjetësh kur ishe Zv. Ministër (2006)?…
… Pyetje 6: Sa ndikon kompania jote, e cila është një prej 3 kompanive më të drejta, ekskluziviteti kombëtar (të depozitave doganore bazë të gazit dhe naftës) në Shqipëri, në ruajtjen e çmimit më të lartë të naftës dhe gazit në rajon?
Pyetje 8: A është nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës kompania jote Everest Oil sh.a. për ndikim të kundërligjshëm në rritjen e çmimeve të naftës, benzinës, gazit i cili shfaqet në 2012 me 4.5% të tregut të importit të eurodiesel dhe 15.9% të tregut të importit të benzinës dhe në 2013 ka arritur përkatësisht në 23.8% dhe 38.4% dhe sot fuqia e saj është e frikshme dhe vjen menjëherë si fuqi në treg pas Kastrati Oil?
… Pyetje 9: A është produkt i punës tënde si ish-zyrtar i lartë i Ministrisë së Ekonomisë krijimi i ZONËS SË LIRË DOGANORE në “Port Vlorë 1” dhe a është kompania jote Everest Oil sh.a. ajo që ka ekskluzivitetin e veprimit në këtë port (nr 2 për nga kapaciteti në Shqipëri) duke zhvilluar transaksionet me të gjitha kompanitë e tregut të shumicës në Shqipëri?…
****
Geri Selenica: Fytyra e “Pusht-Etit” të Dashamir Pezës!
Këtë fytyrë të pështirë e kam njohur që në 1987, kur si djali i Babë Myslymit vinte në kurs diplomacie. Qe një idiot që as nuk mund ta quaja funksional, pasi ai ka neurotransmetues shumë të avashtë, aq sa nuk i funksiononte asgjë. Bile dhe pantallonat nuk i mbante kurrë dot në mes, porse pak mbi “prapadalje”.
Në Pashkët e 1991 e takoj në Kishën e Zonjës së Shkodrës në Bronks (SHBA), ku lypte në derën e kishës, tamam si ai italiani tek filmi “Malet me blerim mbuluar”. E kishte strehuar një Kishë për sevap, Dom Rok Mirdita. 
Kur e pyeta ç’bënte në Amerikë, më tha që kishte marrë azil fetar!
Pasi në kohën e komunizmit në Shqipëri, Dashit i ishin mohuar idetë e tij katolike!
Nivel të tillë mashtrimi nuk kisha imagjinuar.
Por njerëz të pazhvilluar kanë imagjinate jo normale.
Dashi nën regjimin komunist ishte një “katolik”, që studionte për diplomaci komuniste!
Por në vend që Dashi të përfundonte pjatalarës në Bronks ose maksimumi në Brooklin arriti të bëhet deputet, falë shokut të dhomës Edi Rama, që e vuri në vitin 2000 drejtor të Punëve Publike të Tiranës. Një idiot jofunksional merrej me drejtimin e jetëve tona. 
Se si ka shkuar karriera e “Dashit të Babës” këto 15 vjet nuk po thellohemi, por Dashi është deputet, që bën ligje për jetët tona dhe zotëron prona të rëndësishme në Tiranë, si kjo në foton bashkëngjitur, që mediat thonë që e ka blere 6 milionë euro dhe po e rinovon pa leje ndërtimi.

 ****
Ylli Dylgjeri: Një Gjergj solli lirinë, tjetri ruajti energjinë!
Sot, 548 vjet pas vdekjes së udhëheqësit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, 
lindi një tjetër udhëheqës i madh shqiptar. 
Ai quhet: Gjergj Bojaxhiu!
I pari jetonte në male, 
i dyti kap majat. 
I pari e mbante dhinë mbi kokë, 
i dyti po rrit dhi në tokë! 
I pari rrinte pa rruar në male,
i dyti s’e rruante në male.
I pari na solli lirinë,
i dyti na ruajti energjinë!
Në fund, na prishi çatinë, 
Kaq.

***
Dhia që i shpëtoi ujkut në Macukull të Matit, e hëngri deputeti!
Ferit Shqefni

Teksa po bisedoja me një deputet të qarkut të Dibrës, më ngacmoi një realitet që i kishte ndodhur deputetit të kësaj zone. Virtyti prej sinqeritetit të tepruar, bëri që ky deputet të më rrëfejë gjithçka që i kishte ndodhur atij. “Isha në një fshat të Macukullit në Mat, në zonën elektorale që më përkiste mua. Pas takimit rutinë që bëja i pyeta të gjithë banorët, për hallet dhe problemet e tyre që mund të kishin. Në fshatin që isha, padyshim që mbarështohej vetëm blegtoria dhe deri diku edhe pemëtaria. Një banor, si me të qeshur prej hallit të madh që e kishte zënë, më tha se atë natë nuk do të largohesha nga fshati, por do të qëndroja për darkë tek ky person. Pse të rri për darkë tek ti, se ju jeni të varfër dhe nuk dua të ju vë në siklet për asgjë, iu drejtova atij. Do të rrini patjetër, ma ktheu ai, dhe më në fund më tregoj, se përse ai fshatari i shkretë ngulte këmbë që unë të qëndroja atë natë për darkë. Një natë para se unë të shkoja në atë fshat, këtij fshatari i kishte rënë ujku në tufën e dhive dhe nga 20 kokë dhi që ai kishte pasur, i kishte shpëtuar vetëm 1 kokë dhi, pasi të 19 kokët e tjera ia kishte ngrënë ujku. Edhe për këtë dhi të vetme që më mbeti, nuk bëhem as i pasur dhe as i varfër, kështu që do e therim për ju z. deputet, pasi siç duket ishte kësmet dhe risku juaj, për deri sa edhe ujku nuk e hëngri, më tha fshatari. Me gjithë gjëmën e madhe që i kishte ndodhur këtij fshatari të gjorë, u detyrova që të qëndroja për darkë dhe të haja atë dhinë e vetme të mbetur të këtij fshatari, që i kishte “falur” ujku. Sinqerisht, po të kishte ngrënë ujku vetëm një dhi dhe të kishte “falur” 19-të të tjerat, nuk do të qëndroja për darkë, i thashë fshatarit”. Por me sa duket, riskun dhe kësmetin e deputeti, nuk e “gllabëron” as ujku!