Alizoti: Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave

589
Diplomati Tomor Alizoti u shpreh se Shqipëria nuk e meriton hapjen e negociatave për shkak të problemeve të shumta me demokracinë. Ai tha se një faktor tjetër për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit është Rusia që fiton peshë duke destabilizuar. “Unë shpresoj që të hapen negociatat. Unë besoj që Shqipëria nuk e meriton të hapen negociatat pasi është një vend me regres. Kemi qenë krah Kroacisë dhe tani jemi shumë larg”, u shpreh Alizoti. Sipas tij, “ne nuk kemi demokraci as sa Serbia, e cila është shtet demokratik dhe nacionalist sikurse Greqia”. “Është për të ardhur keq që në 27 vjet ne nuk bëjmë zgjedhjet ende siç duhet. Kemi pasur zgjedhjet për bashkinë e Tiranës dhe kanë shkuar në 3 javë, duke thyer rekord botëror. Ballkani është i rëndësishëm në BE dhe është zona më destabilizuese. Rusisë po i ikin edhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik”, nënvizoi Alizoti. Më tej ai shtoi se ‘Rusia ka një tezë; destabilizo dhe faktorizo”. “Rusia është faktor në arenën ndërkombëtare duke destabilizuar. Rasti i Sirisë, Irakut, mund të jetë edhe Jerusalemi. Rusia merr peshë duke destabilizuar”, u shpreh Alizoti.
Sigal