Alibeaj:Edi Rama hesht dhe e merr në mbrojtje,investitori i dhunuar nxjerr emrin dhe fytyrën e banditit

491
Sigal

Gazeta
Telegraf/


Dhunuesi brutal i
biznesmenit që braktisi vendin dhe investimin 450 milionë dollarësh me 1200
vende pune, është Iirë, edhe pse Edi Rama e di se kush është, e di fare mirë se
ku ndodhet.

Ja ku është i dyshuari i
identifikuar nga i dhunuari dhe familja e tij, Landi Muharremi. I dyshuari ka
emër dhe fytyrë dhe është denoncuar nga vetë viktima. Kjo foto iu tregua mbrëmë
Edi Ramës në ekran, në emisionin Opinion, dhe ai heshti.

Jo vetëm heshti, por u
kap dhe në mashtrim kur tha se autorët janë ndaluar, por i paska liruar
gjykata.

Autori i rrahjes brutale
vetëm sa është shoqëruar nga policia, dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse
biznesmeni Fati Mitri e ka identifikuar me foto, dhe kërkon prej ditësh
ndalimin e tij.

Ndërkohë, presidenti i
OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke folur për mediat shqiptare ka
shprehur zhgënjimin e thellë se si qeveria nuk bën asnjë hap, dhe nuk ndalon
autorin e rrahjes barbare të përfaqësuesit të kompanisë në prani të familjes së
tij, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm kombëtar.

Megjithë këto fakte, me
gjithë këto qendrime publike, Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të
mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen.

Banditi që shëtit i lirë,
është vetëm vegla e përdorur në këtë skenar kriminal e mafioz.

Në të vërtetë,
investitori u largua nga Edi Rama, sepse toka në Gjirin e Lalzit do të ndahet
si plackë me oligarkët e tij.

Kjo është e vërteta. Ky
është realiteti.

Edi Rama nuk është i
interesuar për një investim serioz që i sjell ekonomisë 450 milionë dollarë,
krijon 1200 vende pune.

Edi Rama është i
interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët, me banditët, me kartelet e tij të
drogës.

Edi Rama nuk do investime
në vend. Por e do vendin në shërbim të planeve të tij për drogën dhe plehrat.
Shqiptarët nuk mund ta lejojnë këtë rrënim. Shqiptarët po bashkohen çdo ditë
për të shpëtuar vendin.

Shqipëria pa Edi Ramën,
është shqipëria pa plehra dhe pa drogë.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit
dhe Sigurisë, Enkelej Alibeaj