Alibeaj: Tahiri i zhytur në krim, të largohet një orë e më parë

553
Partia Demokratike nxorri sot kryetarin e Departamentit të Sigurisë së saj për të përforcuar sërish akuzat ndaj ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri si i lidhur me krimin dhe largimin e tij nga detyra një orë e më parë.
Nga selia e PD-së Enkelejd Alibeaj, (i cili vetëm pak ditë më parë mori postin e kryetarit për departamentin e sigurisë në parti), duke komentuar të dhënat e sistemit TIMS deklaroi se Tahiri nuk e ka shitur makinën tip AUIDI me targa AA 003GB por e përdor kur nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj.
Sipas Alibeajt Tahiri e ka përdorur këtë makinë në hyrjet e daljet e tij në pikën kufitare të Shqipërisë
Enkeled Alibeja: ”Më 30 gusht 2015 në pikën kufitare të Kapshticës. Më 16 gusht Saimir Tahiri dhe AA 003 Gb shfaqet në Qafë Botë. Më 22 gusht 2014 sërish në Kapshticë me Audin. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën por është pronë e tij por me të bëhët trafik droge. Kur makinën nuk e përdorin kushërinjtë Habilaj, të njohur si kontigjentë të drogës në VLorë e përdor Tahiri. Tahiri po krijon gënjeshtra pa fund por ngado që rrotullohet është i zhytyr në krim. Nuk ka nevojë për hetime të thelluara pasi deklarimet janë bërë vetë nga ministri i Brendshëm. Të largohet nga detyra. Çdo orë më shumë në detyrë është një orë më shumë antiligjore”
Deklaratë e kreut të Departamentit për Sigurinë e Rendin Publik, Enkeleid Alibeaj
Fakte të reja provojnë mashtrimin kriminal të Saimir Tahirit, në lidhje me makinën e drogës AA003GB.
Për të fshehur përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim, në trafikun e drogës që bëhej me makinën e tij private nga kushërinjtë habilaj, Tahiri tha se e kishte shitur mjetin në nëntor të vitit 2013.
E kishte shitur por nuk e kishte deklaruar, pra ministri kapet në informalitet.
Por ja si është e vërteta.
Me 30 gusht të vitit 2014, një vit pasi ai deklaron se e paska shitur makinën, Saimir Tahiri shfaqet në timon në pikën kufitare të Kapshticës pikërisht me audin AA003GB. Ja ku është dokumenti i sistemit TIMS, e keni edhe në ekran.
Më herët, me 16 gusht po të vitit 2014, Saimir Tahiri dhe e famshmja AA003GB, shfaqen në pikën kufitare të Qafë Botës.
Dhe me 29 gusht të vitit 2014, sërish në Kapshticë, Saimir Tahiri me audin e tij AA003GB.
Ja pra këto janë faktet. Saimir Tahiri nuk e ka shitur makinën. Ajo është prona e tij, dhe me të zhvillohet linja e trafikut të drogës, AA003GB.
Kur makinën e tij private nuk e përdorin kushërinjtë e tij Habilaj, kontigjentë policie, të njohur si trafikantët më të mëdhenj të drogës në Vlorë, e përdor Ministri i Brendshëm.
Ky mashtrim publik vërteton edhe një herë implikimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit në trafikun e drogës, madje komandimin e kësaj linje, pasi përdorimi i makinës së ministrit, është licencë, është imunitet, është garanci e paprekshmëri për bandën.
Saimir Tahiri po krijon alibi e gënjeshtra pa fund për këtë histori.
Por ngado që rrotullohet ai është në krim.
Edhe varianti i tij për ti ikur krimit të drogës, me shitjen e makinës por mosdeklarimin e saj, për shkak të vendimi gjyqësor ndaj tij, është një shkelje e rëndë.
Tjetërsimi i këtij sendi me vullnet (pra shitja e makinës) nga debitori, edhe pse është në dijeni të faktit se ajo është bllokuar për efekt të përmbushjes së detyrimit gjyqësor, përben vepër penale të parashikuar në nenin 320 të Kodit Penal.
Konkretisht, dispozita penale parashikon si më poshtë:
Neni 320:
Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës
“Fshehja, tjetërsimi, konsumimi, dëmtimi apo shkatërrimi i sendeve për të cilat është marrë një vendim prej gjykatës, ose kryerja e veprimeve të tjera të bëra me qëllim që të mos ekzekutohet ose të pengohet ekzekutimi i vendimit gjyqësor, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.”.
Qartësisht shitja e makinës është një veprim i bërë për të penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor të formës së prerë. Pra për të penguar drejtësinë.
Si rregull, qoftë edhe vetëm pas këtij deklarimi publik Prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë marrjen nën përgjegjësi penale të Ministrit të Brendshëm, për konsumimin e veprës penale të parashikuar nga neni 320 i Kodit Penal. Në këtë rast, nuk ka as nevojë për hetime të thelluara, duke qenë se deklarimi është bërë nga vetë Ministri i Brendshëm, i cili është vetëinkriminuar.
Ja ku jemi pra.
Ministri i Brendshëm i zhytur në krim, në shkelje ligji, në mashtrim publik.
Saimir Tahiri duhet të largohet menjëherë nga detyra, e të hetohet plotësisht dhe deri në fund.
Çdo orë më shumë në detyrë, është një orë me shumë në pushtet, e krimit, e antiligjit.
Sigal