Alibeaj: Rasti i Fierit është provë se Rama shantazhon çdo gjyqtar

567
Sigal

Ish-deputeti PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas deklaratës së Policisë së Shtetit, e cila dënoi lirimin e protestuesit Pëllumb Isufaj, i cili qëlloi me gur efektivin e policisë gjatë protestës së opozitës në Fier. Enkelejd Alibeaj: Kërcënimi me vetting i gjyqtarit te Fierit, vetëm pse mbrojti interesin e qytetarëve dhe nuk zbatoi urdhrin politik të trafikantëve që drejtojnë Policinë Politike, është provë e qartë sesi Edi Rama shantazhon dhe kontrollon çdo gjyqtar në vend. Të mjerë! As me kërcënime ndaj gjyqtarëve që nuk i nënshtrohen presionit tuaj kriminal dhe as me burgosjen politike të qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, nuk e shpëtoni dot Edi Ramën.