Alibeaj: Raporti sekret italo-gjerman konfirmon, Edi Rama në krye të drogës

441
Enkelejd Alibeaj, Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, ka deklaruar nga selia blu se Kryeministri Edi Rama është në krye të biznesit të drogës, duke u bazuar në të dhënat e bëra publike nga një raport sekret i policive italiane dhe gjermane.
“Raporti sekret i shërbimeve italiane dhe gjermane i publikuar në media, konfirmon denoncimet e përditshme të Partisë Demokratike dhe thekson se njerëzit e Edi Ramës në Policinë e Shtetit, janë menaxherët e kanabisit dhe vjelin taksën 30 për qind për çdo rrënjë të mbjellë”, tha Enkelejd Alibeaj.
“Raporti sekret dëshmon se e gjithë Shqipëria është kthyer në fermën e madhe të hashashit të Edi Ramës. Njerëzit e tij të besuar që janë drejtuesit e Policisë në çdo qark, si Neritan Nallbati në Fier, Jeart Çela në Vlorë, Fatmir Lleshi në Berat, perlat Cullhaj në Durrës, Lenja në Lezhë, Targaj në Dibër, Alban Çela në Shkodër, Hodaj në Tiranë, Arapi në Gjirokastër, Zyberi në Korçë, të gjithë drejtuesit, shefat e komisariateve e klani i tyre, me urdhër të Edi Ramës kanë braktisur detyrën dhe janë vetëm në shërbim të ruajtjes e trafikimit të drogës.”
Sipas Alibeajt, kanabizimi i vendit po mbyt ekonominë e ndershme, po shfrytëzon burimet dhe asetet e vendit dhe po sjell krime e vrasje.
Sigal