Alibeaj: Rama i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia

485
PD akzuoi qeverinë se përkrah krimin. Në një dalje për mediat nga selia blu, Enkelejd Alibeaj solli edhe disa shembuj, që sipas saj tregojnë se Rama është i lidhur me krimin, duke mbrojtur personat që janë dënuar dhe më pas janë liruar.
Deklarata e Enkelejd Alibeajt
Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhërat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron.
Pak ditë më parë, gjykata nxiorri nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhi, i cili u kap me 420 kilogramë drogë.​
Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin.
Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia.
E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi.
Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë.
Me gjithë kërkesën e përsëritur për drejtësi të pavarur, megjithë mesazhin e sekretarit Kerri i cili vlerësoi dekriminalizimin dhe tha se është model që duhet ndjekur, Edi Rama çdo ditë shkon në drejtim të kundërt.
Për këdo që ka më të voglin iluzion, Rama e ka bërë të qartë zgjedhjen e e tij. Nuk është zgjedhja e tij ligji, drejtësia dhe pastrimi nga krimi.
Zgjedhja e tij janë Ndoka, Cubi, Bardhi, Bushi, Roshi e Armando Prenga.
Sigal