Alibeaj: Provat e prokurorisë për Tahirin ishin tronditëse, qeveria Rama ka rënë

534
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i quan tronditëse provat e Prokurorisë sipas së cilave e implikojnë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në trafikun e drogës. Në një dalje të posaçme për mediat, Alibeaj tha se Edi Rama nuk po lejon drejtësinë që të funksionojnë, ndërsa pretendon se Tahirit i është dhënë kohë e mjaftueshme për të zhdukur provat. “Provat e paraqitura nga prokuroria e krimeve të rënda për arrestimin e Tahirit dhe vendosjen para drejtësisë, janë jo vetëm bindëse, por më shumë, janë tronditëse. Ajo çfarë po ndodh është se PS në komisionin e mandateve dhe imunitetit, me urdhër të Edi Ramës, nuk lejoi drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Saimir Tahirit të zhdukë çdo provë dhe objekt komprometues, në shtëpi dhe në Ministri, duke qenë se Edi Rama ka vënë gjithë shtetin në dispozicion të paktit kriminal”, tha Alibeaj. Ai kritikon qasjen e deputetëve të Partisë Socialiste në Këshillin e Mandateve, pasi sipas Alibeajt ata u kthyen në gjykatës për prokurorët. “Me urdhër të Ramës, parlamenti u kthye në hetuesi dhe gjykatë kundër prokurorisë. Rama dhe Xhafaj sulmuan ashpër prokurorët. Saimir Tahiri u lejua të sulmojë, dhunojë dhe kërcënojë prokurorët”, vijoi Alibeaj. Kryetari i Komisionit për çështjet e sigurisë në Partinë Demokratike deklaroi se “me Ramën, drejtësia ka rënë, shteti ka rënë, vetingu ka rënë”.
Sigal