Alibeaj për gruan e vrarë në Fier: Tahiri bën propagandë në vend që të mbronte viktimën

401
Sigal

Enkelejd Alibeaj për gruan e vrarë në Fier

 

Sot është zbuluar me prova e fakte se viktima Liliana
Ruko kishte urdhër mbrojtje nga Gjykata, pra që ta mbronte nga bashkëshorti që
i mori jetën.
Sot që u publikua ky vendim, që tregon se Policia nuk ka bërë detyrën, Saimir
Tahiri krekoset dhe jep mend, bën si i dhembshur dhe thotë se fajin e paskan të
tjerët, e paska politika!!
Kjo është një përgjegjësi konkrete, e tija dhe vetëm e tija. Sepse ai mban
përgjegjësi kur policia nuk zbaton një vendim gjykate, kur nuk mbron një grua
të kërcënuar në mënyrë sistematike.
Me dhjetra policë sulen për një makinë të parkuar keq, apo për ti hapur rrugën
atij dhe udhëheqësve të tjerë, por nuk gjendet një polic për të mbrojtur jetën
e një gruaje.
Ti lërë dënglat e të mbajë përgjegjësi, sepse është direkt përgjegjës për
humbjen e jetës së gruas në Fier.