Alibeaj: Një gjë e pazakonshme po ndodh

545
Deputeti Enkelejd Alibeaj i bëri thirrje mazhorancës për që t’i thërrasë arsyes në këtë proces tepër të rëndësishëm për vendin, siç është zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.

“Një gjë është e vërtetë. Sot ju po filloni procedurën për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm të Shqipërisë. Çështja nuk ka qenë në kalendarin e punimeve që dy ditë më parë e miratuam. Ku e gjen të drejtën Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit apo Komisioni i Monitorimit të iniciojnë një procedurë parlamentare.

Kjo nuk është një tentativë, një aludim që mazhoranca kërkon të kapë Prokurorin e Përgjithshëm, është fakt. Ju po filloni procedurën për të rrëmbyer Prokurorin e Përgjithshëm. Ju mund të keni dhe probleme personale me Llallën, por kam përshtypjen se keni probleme më të mëdha me dosjet e rënda, që Llalla po i çon sot përpara gjykatës.

Midis jush dhe nesh është e lehtë të mprehim armët dhe luftojmë kundra njëri-tjetrit, jo vetëm për të mbrojtur apo luftuar kundër një individi”, deklaroi Enkelejd Alibeaj. 
Sigal