Alibeaj: Mazhoranca nuk ka dëshirë të zbatojë rekomandimet e Venecias

479
Tryeza nën nivel ekspertësh mes palëve politike për reformën në drejtësi ka hasur në pengesën e parë.
Kreu i Departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për mediat akuzoi mazhorancën se nuk po i qëndron opinionit të Venecias për moskapjen e sistemit të drejtësisë.
Alibeaj: Ajo çfarë konstatuam, vullneti me të cilin shkuam ishte që ti bindemi fjalës, gërmës, pasazheve, opinionit dhe vullnetit të Komisionit të Venecias. Kontatuam se për një nga çështjet më thelbësore, Komisioni i i Venecias ka thënë, që është pikërisht depolitizimi i sistemit, moskapja e sistemit dhe që përkthehet në draftin e atakuar nga komisioni i Venecias tek përdorimi i shumicës së 3/5, pati mosreflektim total, kryeneçës, këmbëngulës nga ana e ekspertëve atyre të cilët edhe e draftuan draftin e parë të amandamenteve kushtetuese i atakuar nga Venecia.
Shkuam me vullnetin që të japim zgjidhjet teknike, jo vetëm kaq por nga ana jonë u ofrua zgjidhja që për çështje të tilla që kanë sensibilitet politik të orientuar drejt frymës nga komisioni i Venecias për moskapjen e drejtësisë nëpërmjet shumicave që kjo mazhorancë i ka, të jetë zgjidhje që ti kalojë atyre që kanë vullnetin dhe autoritetin për ta zgjidhur, pikërisht krerëve të mazhorancës.
Ftesa që unë kam bërë ka qenë pikërisht që këto çështje të kalojnë për të gjetur një kompromis politik atyre që përfaqësojnë dhe flukset politike në parlament. Thirrja ka qenë kjo që krerët politikë, Meta dhe Rama t’i ofrohen dhe përqafojnë zgjidhjen që ka dhënë opinioni i Venecias. 3/5 është një shumicë që kam sistemin e drejtësisë sot dhe më vonë.
Për Alibeajn, ky qëndrim i mazhorancës është një sinjal se nuk ka dëshirë të zbatojë rekomandimet e Venecias.
Në të tilla kushte ai tha se opozita me gjithë vullnetin e mirë, nuk mund të jetë në Komison thjesht për kozmetikë.
Në këto kushte me gjithë vullnetin tonë të mirë për të ofruar bashkëpunimin teknik për të gjetur zgjidhje teknike, kam dhënë si zgjidhje në tryezën e ekspertëve që çdo hap tjetër pa tejkaluar këtë lloj zgjidhje politike do të ishte thjeshtë një kozmetikë.Këmbëngulja që konstatova sot gjatë gjithë debatit për të qëndruar fort për të lexuar keq, për tu qëndruar fort këtyre formualve që kapin sistemin e drejtësisë më ka dhënë të kuptoj sinjalin që nga mazhoranca nuk ka një dëshirë për të përqafuar dhe qënë konform udhëzimeve që komisioni i Vencias ka dhënë. Nuk jemi thjesht kozmetikë në Komisionin e ekspertëve.
Sigal