Alibeaj: Ekonomia në Fier drejt degradimit, tregtarët ankohen për listat e borxheve

572
Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Fierit Enkelejd Alibeaj vijoi takimet me banorë të lagjeve të qytetit. Shqetësimet me të cilat përballen banorët e lagjes 15 Tetori dhe Afrim, shfaqën qartë në çdo rrugë të qytetit ndërsa tregtarët e vegjël tregojnë se po shkojnë drejt falimentimit për shkak të rënies së fuqisë blerëse. Nga ana tjetër banorët shprehin mbështetjen e tyre për z. Alibeaj.
Tregtar në lagjen Apollonia: Po mbyllim dyqanet. Listat e borxheve na mbetën në sirtar. Familjet nuk kanë me se të paguajnë dhe ne nuk kemi si t’ua marrim paratë që na kanë borxh.
Tregtar në Lagjen 15 Tetori: Kam dal të shes në rrugë për shkak se nuk përballoj dot taksat.
Banor: Për ne je kryetar i bashkisë.
Z. Alibeaj u tha banorëve të kësaj zone se në mbyllje të fushatës përfundimisht gjendja rezulton e njëjtë në të gjitha fshatrat dhe lagjet e qytetit të Fierit. Reagimi i qytetarëve me votë është mekanizmi demokratik që i shërben shoqërisë për të ndëshkuar qeverisjen e keqe, tha Alibeaj.
“U bënë afërsisht 2 muaj që jemi në fushatë. 2 muaj që takoj njerëz me të njëjtat probleme. 2 muaj që shoh dëshpërimin, varfërinë, papunësinë në çdo fshat dhe lagje të qytetit të Fierit. Minimalisht ata duhet të kërkojnë ndjesë përpara se t’u kërkojnë votën fierakëve. Kjo mungesë reflektimi nga të majtët është fyese. A kanë ardhur t’ju thonë se ndihen në faj për kaq vite braktisje nga pushteti vendor që drejtohej prej tyre? Jo nuk e kanë bërë këtë dhe kjo është fyese sepse ata ju trajtojnë sikur të ishit njerëz pa dinjitet dhe pa sens reagimi. Lëri pa gjë se të votojnë gjithsesi. Kjo është politika e tyre.
Sigal