Aliaj: U braktisëm nga qejfmbeturit

496
Besnik Aliaj, i renditur i pesti i listës së PD-së në Gjirokastër dhe që mbeti jashtë Kuvendit, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aliaj shprehet se PD-ja sot është më e ndarë se kurrë dhe nesër duhet të zgjedhim më të mirët. “Ne u braktisëm nga qejfmbeturit … Por përtej këtyre, kjo do të thotë që edhe vetë duhet të përmirësohemi… Sepse beteja vijon, edhe pse partia është tani më e ndarë se kurrë… Vijon detyrimi jonë moral për të ruajtur kontaktet me njerëzit e thjeshtë, por edhe me bazën e PD-së”, nënvizon Aliaj.
Sigal