Alfred Moisiu: LANÇ është nderi, lavdia dhe historia e kombit shqiptar..

608
Sigal

Intervista/ Ish-Presidenti Moisiu: Unë mendoj se e vërteta është një dhe nuk mund të ketë dy të vërteta”. Kolaboracionistët e zgjodhën vetë rrugën e tradhtisë!

Megjithëse ka vite qëështë shkëputur nga puna në administratën shtetërore , orari me të cilën u edukua gjatë gjithë jetës së tij ka bërë që këtë ritual ta respektojë edhe tani që dalëngadalë po arrin 85 vite jetë. Korrekt, i disiplinuar dhe me paraqitjen e një njeriu model jo vetëm në veshje por edhe në seriozitetin dhe etikën e marrëdhënieve. Ky është Alfred Moisiu ish-President i Republikës së Shqipërisë. Situatat e fundit në vend,festat e nëntorit, LANÇ, evenimentet e shumta që kanë lidhje me të personalisht sikurse janë dhëniet e titujve ,”Qytetar Nderi” nga disa bashki,dita e çlirimit, marrëdhëniet dhe ngjarjet e fundit në serbi ishin objekt I një bashkëbisedimi me ish- kreun e shtetit. Megjithëse ishte në limitet e një kohe tejet të programuar për shkak të ftesës që I ishte bërë nga Kroacia ku do dekorohej së bashku me ish-Presidentin dhe mikun e tij Stipe Mesiç, ai pranojë të rrëfente disa nga ndodhitë si protagonist i luftës por edhe i punës në këto vite të jetës dhe aktivitetit të tij.

A kanë meritë shqiptarët në Luftën e dytë Botërore dhe kush e ka këtë meritë,Enveri, Balli apo legalistët?

Meritat e luftës i ka tjetër kush dhe kjo dihet . Me këtë dua të them se Luftën e ka drejtuar ushtarakët e lartë të sajë ku mes tyre sigurisht që ishte edhe im atë. Enveri ka qene drejtuesi politik I Luftës dhe se të mohosh LANÇ dhe gjakun e dëshmorëve dhe heronjve është e papranueshme dhe e paarritshme. Ka pasur me dhjetëra drejtues të shtabit operativ dhe që kanë bërë strategjinë e luftës. Lufta nuk ishte diçka e zakonshme dhe e paorganizuar sepse i bie që edhe makineria e Fashistëve Italian dhe nazistëve Gjerman ndaj të cilëve luftuan partizanët shqiptarë dhe ata të koalicionit paskëshin e pavlerë. Por askush se pranon se ushtria gjermane ishte ushtri bashibozukësh ,por përkundrazi formacion më i rregullt dhe më i sofistikuar i Luftës së II Botërore. Dhe pikërisht kundër tyre, luftuan, u plagosën dhe ranë heroikisht me qindra partizanë. Unë jam i datëlindjes 1929 dhe në vitin 1944 isha 15 vjeç dhe dola në mal me babanë dhe i mbajë mënd shumë mirë që me dhjetëra drejtues të shtabit kishin mbaruar shkollat në Itali, Austri, Francë, Angli etj. Dhe këta nuk ishin njerëz dokudo por e njihnin mirë luftën. Para disa kohësh më një personalitet të vendit po diskutonim për çështjen e LANÇ dhe po i thosha që lufta është krenaria jonë kombëtare. Duhet ndarë pjesa e luftës dhe ajo e pas luftës dhe këto dy element janë shumë të rëndësishme për ne dhe për të vërtetën historike të kombit. Por gjatë luftës janë bërë edhe gabime dhe këto sot që ne jemi të qetë duhen korrigjuar pasi disa drejtues janë goditur padrejtësisht. Rasti i Mustafa Gjinishit si Shef i Shtabit të Përgjithshëm që u vra gjatë luftës meriton vëmendje . Atij ju gjetë një foto me disa drejtues të kampit ku ishte i internuar në Itali,por që nuk dihet se si është bërë, nga kush, apo nëse ka pasur apo ska pasur lidhje me ta. Ka pasur edhe goditje të tjera mbas luftës sikurse ndodhi edhe me një pjesë të fisit tim. Madje mbajë mënd që më tregonte babai (Spiro Moisiu ) që kur filloi goditja e ushtarakëve të lartë im atë po i thoshte Omer Nishanit: “ Kush e ka radhën tani nga ne të dy “ ?!… Duhet pranuar fakti që shërbimet e huaja dhe sidomos ato të ndonjë vendi fqinjë me ne që tradicionalisht nuk na kanë dashur dhe nuk na duan kanë futur hundët dhe kanë shkaktuar shumë diversion ndaj njerëzve të cilët kishin nivel politik dhe intelektual dhe që që ndjenjën kombëtare e kishin të shtrenjtë. Po ju them një rast me tim atë . Ai u shkarkua nga Enveri në vitin 1946 vetëm se nuk pranojë që këshilltarët ushtarak të ishin Jugosllav. “ Ne po të jetë puna për kaçakë kemi sa të duash I kish thënë Gjeneral Moisiu në atë kohë Enverit. Ndaj mendojë që këshilltarët Sovjetik kanë traditë dhe nuk kanë interesa armiqësi me ne sa serbet. Veç kësaj akademitë ushtarake të tyre janë profesionale dhe ushtarakët tanë të rinj kanë se çfarë të mësojnë”. Mirëpo kjo i kushtojë shkarkimi dhe peripecitë e tjera që erdhën pas sajë. Megjithatë unë mund të them me ndërgjegje të plotë se lufta është luftë dhe në luftë bëhen edhe gabime. Po pse pak gabime janë bërë edhe gjatë këtyre 50 viteve në luftërat rajonale ku me gjithë nuancat demokratike të një pjese të tyre përsëri ka pasur gabime dhe me pasoja shpesh herë të mëdha. Por ajo që ne kemi në dorëështë dhe ka të bëjë me faktin që askush nuk duhet të mohojë kauzën e madhe dhe qëllimin final të një lufte sikurse ishte edhe LANÇ e popullit Shqiptar.

Deklarata e historianit Bernd Fisher për ditën e çlirimit. Mendoni për 28 Nëntorin,29 Nëntorin apo 4 Dhjetorin që propozon indirekt Fisher i cili ka gjetur një letër të një gjermani që e vërteton këtë?

-Unë nuk merrem me gjepura dhe letra që ndonjë i ashtuquajtur gjerman apo ndonjë tjetër në emër të gjermanit që nuk dihet ku e shkroi dhe ku e la. Unë që po ju them, jam gjallë . Unë them ujku, ai më thotë gjurmët. E kam shkruar edhe në librat e kujtimeve të mia. Ishte data 28 Nëntor përpara Hotel Dajtit kur po fliste para qindra banorëve të Tiranës dhe luftëtarëve të sajë dhe po fliste Nako Spiru. Ishte ora 10.00 a 11.00 nuk më kujtohet mirë ekzaktësisht por ishte para drekë dhe vjen një korrier dhe i jep një letër. Të gjithë shtangëm dhe thamëç’është ky që u ngjit në podium dhe dorëzoi këtë letër për një personalitet që po flet para mijëra njerëzve. Dhe Nako Spiru, ndërpret fjalimin dhe lexon letrën që sapo mori: “Një lajm i mirë tha ai. Qyteti i Shkodrës u çlirua. Të nesërmen gjermanët u tërhoqën dhe kapërcyen kufirin”. Tani unë po ju flas si ish-partizan. Na dalka një kapter gjerman pas 50 vjetësh dhe na thotë që unë ika në datën 4 Dhjetor. Kjo është turp por që edhe mund të jetë e vërtetë sepse gjermanët u shpartalluan në luftën heroike për çlirim e Shkodrës dhe me siguri do ketë qenë futur në ndonjë bodrum apo ndonjë ferrë dhe ka dalë në datën 4 Dhjetor. Por kjo ka qenëçështje e tij dhe nuk ka lidhje me çlirimin e Shkodrës dhe mbarë vendit. Mendoj se asnjë i huaj nuk mund të shkruajë historinë e një vendi më mirë se sa historianët e atij vendi. Por unë e kuptojë se kjo bëhet pasi ne nuk I besojmë njëri tjetrit dhe për rrjedhojë ndodh që t’ ja lëmë në dorë një të huaji. Janë bërë trentativa edhe pas viteve ’90 për të përkthyer material që s’kanë lidhje me luftën pasi ne jemi dëshmi e gjallë e sajë. Këtë debat e kamë bërë edhe unë në 1994 dhe ish-ministri Zhulali nuk më kundërshtojë por përkundrazi u tha atyre të Muzeut dhe disa historianëve: “Ja tek e kemi partizanin dhe të parin do dëgjojmë këtë. “Unë medojë se e vërteta është një dhe nuk mund të ketë dy të vërteta”.

Rezistencë apo Luftë civile?

-Është turp I madh ta shkosh ndër mend, pale ta trajtosh si luftë civile luftën e shqiptarëve për çlirimin e vendit. Luftë civile ishte lufta e Spanjës, lufta e Greqisë etj.

Figura e Ahmet Zogut dhe “qeveria në ekzil” ?

-Edhe për punën e Ahmet Zogut une jam shprehur dhe se një pjesë e drejtuesve të ushtrisë ishin lidhur me italianët dhe rezistenca ishte e vogël jo se nuk donin të luftonin shqiptarët por përkundrazi ata u gjendën pa municione. Ahmet Zogu zhvillojë qitje për gjoja mbrojtjen nga një sulëm që mund të bënte ushtria serbe dhe I harxhuan magazinat e fishekëve. Për këtë ai dërgoi në Itali disa drejtues ushtrie dhe në kohën kur Italia na pushtoi ata erdhën bashkë me italianët, ndërkohë që Zogu kishte ikur. Pra këta kolaboracionistë që u bashkuan me italianët nuk duhen rehabilituar ,ashtu sikurse edhe vetë Zogu ka përgjegjësi për mos krijimin e rezistencës. Për aq orë sa u luftua dhe kishin bazë material ( fishekë) italianët u gozhduan në det. Pasi mbaroi municioni edhe rezistenca jonë pushoi. Një skuadër ishte në Shëngjin dhe i mbajti italianët të gozhduar për orë të tëra. Madje imë atë ishte komandant i kufirit në Shkodër dhe më pat thënë se mbetëm pa fishekë dhe armët e mitralozin e hodhëm në liqen në Koplikë, të cilin e kërkova më vonë me pulumbar për ta pasur si relike dhe nuk e gjeta dot më.

Po ballistët çfarë roli kanë luajtur ?

Për sa i përket ballistëve ata nuk meritojnë komente. Ata më kanë rrethuar në shtëpi në Kavajë dhe mezi çamë rrethimin duke përfituar më shumë nga shtëpitë e vogla përdhese. Ka pasur edhe që kanë luftuar dhe rasti më tipik është ai i Hysni Lepenicës. Në fillim një pjesë tentuan të luftonin kundër pushtuesve por më vonë ata u bashkuan me pushtuesin. Balli ishte tërësisht i lidhur me okupatorin dhe për këtë mjafton të them një argument. Në arkivën e shtetit është një document I gestapos me tre kolona : Në njërin janë bashkëpuntorët,në kolonën e dytë neutralët dhe në të tretën kundërshtarët. Tani më thuaj çfarë mund të them unë kur vetë gjermanët kanë emrat e ballistëve të etiketuar si ata të zonës së Korçës, Beratit, Fierit, Vlorës etj.. Janë ata të Abaz Kupit si neutral dhe kundërshtarët dihen që ishin grupet partizane dhe njësitet guerile të partisë Komuniste. Po flaës për dokumente gjermane dhe nuk ka nevojë për më shumë komente.

Po për dënimin e Gjin Markut ?

Sigurisht e di mirë edhe kohën edhe rrethanat,por më duhet të them që ai ishte një luftëtar i vërtetë dhe drejtues I aftë. Por fakti I tërheqjes dhe hapja e rrugës për kalimin e gjermanëve në Berat është një veprim që nuk di se për çfarë arsye e bëri dhe ndoshta nuk e mendojë qëështë veprim I rëndë dhe fatal. Ai nuk mund të akuzohet si bashkëpunëtor me gjermanët pasi ai kish luftuar kundër italianëve dhe gjermanëve por që ky rast ishte shumë I rëndë.

Ndeshja e Kombëtares Shqiptare me Serbinë dhe vizita e Edi Ramës në Beograd?

-I kamë ndjekur me shumë vëmendje të dyja evenimentet .

Së pari, ndeshja me Serbinë e prishi bukurinë që ka një eveniment i tillë në këto raste. Droni ishte një gjest që prishi ndeshjen por unë mund të them me shumë siguri se kushdo që e ka ngritur atë dron dhe kushdo të jetë personi,shqiptar apo serb, prapa tyre fshihen shërbimet e fshehta serbe të cilat janë shumë aktive jo vetëm në Serbi por edhe në rajon dhe sidomos në Shqipëri. Këto shërbime kanë vrarë edhe mbretin e tyre dhe historia nuk harrohet, u vra edhe princi austro-hungarez që u bë shkak për luftën e parë Botërore, u vra Kryeministri i Serbisë para disa vitesh etj. E pra këto nuk janë pakë . Ringritja dhe fuqia ekonomike dhe njerëzore e shqiptarëve do të bëjë që të rivendosen balancat në Ballkan dhe këtë Serbët po e vuajnë dhe nuk duan ta pranojnë, pavarësisht se kjo tashmëështë bërë fakt i pakundërshtueshëm. Ne jemi të përçarë në 4 shtete dhe integrimi në BE do na japë më shumë garanci për tu bashkuar në kuadrin e Europës së Bashkuar. Toka jonëështë këtu, vatanet tona janë këto dhe perëndia na ka bërë në këto toka historikisht.

Së dyti : Për sa i përket vizitës së Edi Ramës mund të them me plotë gojën që ishte e shkëlqyer, e suksesshme dhe që duhej bërë në mënyrë të padiskutueshme. Ai mbajti një qëndrim burrëror, diplomatik dhe u tregoi serbëve as më shumë dhe as më pakë atë që po u thotë gjithë bota e qytetëruar dhe SHBA-të që Kosova është një shtet I pavarur dhe kjo nuk lë më shteg për diskutime.

Ju keni qenë në Beograd gjatë kohës që ishit president i Republikës dhe pa dyshim jeni funksionari më i lartë dhe Presidenti i parë që shkelni në Serbi?

-Po unë kamë qenë takim multilateral dhe kemi qenë të stacionuar tek njëjti hoteli, por që unë nuk fjeta dhe po brenda ditës në mbrëmje vonë u ktheva. Aty jam takuar me Presidentin Serbisë dhe kamë bërë biseda të veçanta që janë pjesë jo e bisedave të zakonshme dhe që nuk mund të bëhen publike. Kemi pasur edhe takime të tjera ku më duhet të them se Presidenti Kroat Stipe Mesiçështë një nga miqtë e mij më të mirë dhe të veçantë.

Ky fund viti ka me vete edhe shumë evenimente dhe vlerësime për Ju ?

Po është e vërtetë .Unë u dekorova nga Këshilli I Bashkisë sëÇorovodës me titullin “Qytetar Nderi “, ndërkohë që këtë titull e kamë marrë edhe nga disa qytete të tjera si Duërrsi, Berati etj. Veç kësaj me Skraparin më lidh LANÇ por edhe miqësitë e mëvonshme familjare.

Këtë vitë ju festoni 85 vjetorin e ditlindjes suaj ?

-Po është e vërtetë. Në datën 1 Dhjetor 2014 në sallën UNESKO të Muzeut Historik Kombëtar do të organizohet një ceremoni e shoqëruar me një dokumentar televiziv. Do të jenë të ftuar miqë, dashamirës dhe personalitete nga jeta politike, kulturore dhe bota akademike etj si dhe ish-kolegët e mijë Presidentë të pas viteve ’90.

Në lidhje me Bunkierin e hapur këto ditë …?

-Duhet të dimë një gjë dhe të mos harrojmë diçka. Kur flitet për një fenomen apo ngjarje duhet diskutuar në kohë dhe hapësirë. Ishte lufta e ftohtë dhe shpenzimet e mbrojtjes ishin domosdoshmëri. Ndoshta mund të ishin trajtuar më me kujdes ndërtimi i bunkerëve por e përgjithshmja është se mbrojtja ishte detyrim për kombin dhe brezat. E shikoni ? Sot në 2014 dhe Serbët thërrasin në korë “vdekje shqiptarëve” dhe në vend që të reagojë politika e Beogradit I hedh benzinë zjarrit duke thënë se “shqiptarët nuk dinë të ndërtojnë shtet” . Po Vendet e Lindjes dhe perëndimit që harxhonin miliarda për avionë supersonikë etj, etj .. Çfarë mund tu themi këtyre vendeve ne sot ! Ndaj mendojë se ne duhet të largohemi nga diktaturat e të gjitha llojeve , edhe nga ajo e Enverit, jo me fjalë dhe slogane por me mentalitet dhe ndërgjegjësim të plotë.

Zoti President Ju po udhëtoni drejtë Kroacisë. A mund ta dimë arsyen ?

-Po unë do të jem në Zagreb ku do të marr një titull së bashku me ish-Presidenti Mesiç. Do të jetëÇmimi “Sufllai”, i cili ishte një historian, shkencëtar që ka dhënë një ndihmë të madhe për popullin shqiptar dhe shqiptarët në ish Jugosllavi por që u vra nga serbët rreth viteve 1935. Unë e kamë nderuar rreth viteve 2003( pas vdekjes ) dhe sot ne marrim një titull me emrin e tij. Më duhet të them se si miq të vjetër me ish-Presidentin Mesiç, ndihem gjithmonë komod dhe i lumtur kur gjendem në Kroaci .

Së fundi Forumi Civil në raportin e tij të para pak kohëve zbardhi një sondazh për drejtësinë?

-Po ishte shumë profesional dhe ne e bëmë së bashku me “Mjaft-in” dhe se ka pasur vlera të jashtëzakonshme. Nuk mund të ecë shteti nëse drejtësia nuk vihet mbi shina dhe binarë të sigurt. Pa drejtësi nuk ka shtet ligjorë dhe pa shtet ligjorë nuk ka demokraci.

Faleminderit zoti President, rrugë të mbarë meqënse jeni për udhëtim dhe mirë ardhëshi.

Engjëll Musai

Drejtor i Telegraf