Alfred Moisiu: Gjyqtarë që duhet të viheshin para drejtësisë, u ngjitën në karrierë

665
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu shprehu shqetësimin se shumë gjyqtarë me probleme që janë përjashtuar në kohën kur ai ishte president, sot janë rikthyer sërish.

Moisiu tha se për emërimin e gjyqtarëve merrte informacione edhe nga shërbimet, që ai vetë e pranoi se është e ndaluar.
Pjesë nga Intervista
Alfred Moisiu: Përveç informacioneve zyrtare që kisha unë merrja informacione edhe nga shërbimet. Dikush mund të thotë se kjo është shkelje, dhe në fakt është shkelje, por unë doja informacion të saktë dhe shumë njerëz i kam kthyer. Pakënaqësi u krijuan. Edhe në KLD u ngritën dhe më thanë, po ne çfarë jemi këtu? Ju jeni anëtarë të KLD-së por firma më është besuar mua.

Ilva Tare: Pra kishte gjyqtarë që kishin probleme nga infomacionet e shërbimeve? Dhe nuk i emëronit?
Alfred Moisiu: Sigurisht që kishte! Për fat të keq edhe disa që ne i vumë përpara përgjegjësisë dhe i përjashtuam nga sistemi, pas largimit tim, shoh që ata u rikthyen prapë. Nuk e mora vesh fare si ndodhi kjo gjë! Kishte gjyqtarë që ne i kërkonim për t’i vënë përpara përgjegjësisë. Më vonë e pamë që për ata, jo vetëm që nuk u mor masa, por i ngjitën shkallët e karrierës.
Sigal