Aleati i Bashës shkon në tryezën e thirrur nga Meta. Ja kush është ai

474
Kreu i PAA-së, Agron Duka ishte i pari që la mbledhjen e aleatëve të thirrur nga Lulzim Basha dhe pak minuta pas saj është parë të hyjë në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në mbledhjen e thirrur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta.
Lëvizja e Metës për të thirrur një tryezë ndërpartiake, vjen një ditë pasi dy negociatorët e BE-së, Knut Fleckenstein dhe David McAllister dështuan në Tiranë për gjetjen e një konsensusi me palëve. Kjo lëvizje e Metës, vjen fill pas takimit që ai pati sot me trojkën e ambasadorëve të akredituar në Tiranë si edhe pas bashkëbisedimit, që po sot zhvilloi me kryeministrin, Edi Rama.
Sigal