Aleatët e PD: KQZ me gjyqtarë që kanë kaluar Vetting-un

413
Sigal

Opozita e bashkuar po diskuton rikthimin e numërimit të votave në vend votime. Propozimi vjen krah atij për numërim elektronik, që sipas kreut të PDK, Nard Ndoka, do të ulë mundësinë e manipulimit të votave. ”Rinumërim të votave në çdo qendër votimi. U mbyll votimi, të nisë menjëherë aty numërimi i votave. Numërimi i votave të bëhet në mënyrë elektronike”, shprehet për A2 Nard Ndoka, kryetar i PDK-së. Propozimet e opozitareve prekin edhe KQZ, i cili duhet rikompozuar. Anëtarët duhet të vijë nga radhët e gjyqësorit dhe të kenë kaluar Vetting. ”Duhet të ketë një formë të qartë kushtetuese”, thotë Ndoka.

Aleatët e vegjël të PD-së, mendojnë se palët duhet të ulen sa më shpejt në dialog. Mes tyre, Shehi gjykon se tryeza nuk duhet të kufizohet vetëm te reforma zgjedhore. ”Opozita, Basha duhet të kenë iniciativën të bëhen protagonistë të kësaj situate. Na duhet një marrëveshje në të cilën të jetë edhe marrëveshja për sistemin zgjedhor. Këto kanë vënë një kamion që tërheq një tren të madh”, shprehet Shehi. Pavarësisht deklaratave publike të dy forcave të mëdha, Dashamir Shehi mendon se deri tani nuk po lëviz asgjë konkrete.

”Do të mjaftonte të hapeshin nja dy dosje, të futeshin disa në burg, të arrestoheshin disa nga krerët që në mënyrë të hapur kanë dhunuar votat, më pas i gjithë sistemi do të merrte seriozitet”. Edhe pse po punon prej ditësh me propozime konkrete për reformën zgjedhore, opozita nuk ka dërguar asnjë dokument në Komision e Posaçëm për reformën zgjedhore, i cili mbledhjen e radhës e ka në agjendë ditën e hënë.