Aleanca Popullore për Drejtësi ka përshëndetur rrëzimin nga KQZ të kërkesës së PD për ndryshim të emrit

422
Partia Aleanca Popullore për Drejtësi, ka përshëndetur vendimin e KQZ, i cili rrëzoi kërkesën ligjore të subjektit Partia Demokratike.
Në deklaratën për shtyp, APD e konsideroi të paprinciptë kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e emrit të Aleancës Popullore për Drejtësi.
Ja reagimi i APD
ALEANCA POPULLORE PËR DREJTËSI, përshëndet vendimin e KQZ, i cili rrëzoi kërkesën absurde dhe pa asnjë bazë ligjore të subjektit Partia Demokratike, ku kjo e fundit në mënyrë krejtë të paprinciptë kërkoi ndryshimin e emrit të Aleancës Popullore për Drejtësi.
Aleanca Popullore për Drejtësi, si një subjekt i të Djathtës reale, ka në AND-në e saj parimin e konkurrencës së ndershme dhe gjithëpërfshirëse dhe për këtë arsye dëshiron pjesëmarrjen dhe garimin e gjithë subjekteve në zgjedhje, duke përfshirë sigurisht edhe PD-në.
Pikërisht për këtë arsye, megjithëse Partia Demokratike i ka dorëzuar Listat Shumëemërore të kandidatëve për deputet jashtë afatit zyrtar, Aleanca Popullore për Drejtësi, nuk do të kërkojë mospranimin e këtyre listave në KQZ.
Sigal