Aleanca Popullore për Drejtësi dënon kërkesën e PD për ndryshim të emrit të subjektit të saj

458
Në një komunikatë zyrtare për shtyp Aleanca Popullore ka cilësuar si amoralitet kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshim të emrit të subjektit të saj. Më tej kjo parti është shprehur se do ndjekë fuqimisht këtë çështje në të gjitha instancat. 
Njoftimi I plotë:
Aleanca Popullore për Drejtësi, denoncon amoralitetin e subjektit zgjedhor, Partia Demokratike, e regjistruar së fundmi në KQZ, në lidhje me ankimimin e bërë prej saj për ndryshim të emrit të subjektit tonë. Baza ligjore ku është mbështetur ankimimi i Partisë Demokratike, është neni 66 i Kodit Zgjedhor, “Identifikimi i Subjekteve Zgjedhore”, ku citohet qartë: “Nëse dy parti politike ose koalicione kanë emër ose emblemë të njëjtë apo të ngjashme në atë masë saqë mund të shkaktojë konfuzion ose lajthitje të votuesve atëherë KQZ-ja vendos se cila parti ose koalicion ka të drejtë të përdorë emrin ose emblemen përkatëse për qëllime zgjedhore, duke marrë në konsideratë datën e themelimit ligjor të partive ose datën e regjistrimit në KQZ…”. Sqarojmë opinionin publik shqiptar dhe faktorin ndërkombëtar se ekziston një preçedent nëvitin 2001 kur Partia Demoratike paraqiti një ankim në Gjykatë në lidhje me ndryshimin e emrit të “Partise Demokratike të Re”të kryesuar nga Genc Pollo dhe Gjykata vendosi rrëzimin e kërkesës së PD si të pabazuar ne ligj. Në rastin tonë, as që mund të diskutohet që nuk ka kurrfarë ngjashmërie midis emrave “Partia Demokratike”dhe “Aleanca Popullore për Drejtësi”! Megjithese baza ligjore nuk ekziston, PD si pjellë e PPSH që sot së bashku PS, me bijen tjetër të PPSH, kanë formuar koalicionin e madh të Diktatures se Proletariatit, ansnjëherë nuk i janë referuar ligjit dhe moralit për të asgjësuar “Armiqtë e Klasës”. Mjafton asgjësimi i “Armikut të Klasës” me çdo mjet! Kushtetuta, Kodi Zgjedhor dhe ligji për to, kanë qënë dhe do mbeten fasadë! Aleanca Popullore për Drejtësi, si parti me bazë dhe përfaqësim të Përndjekurit Politikë, Pronarët dhe Diasporën sot përbën “Armikun e Klasës” për bijat e PPSH-së. I bëjmë me dije të gjithë elektoratit tonë, se Aleanca Popullore për Drejtësi do ta ndjekë fuqimisht këtë çështje në të gjitha instancat duke vënë neë dijeni edhe partnerët tanë historikë në Ëashington dhe Bruksel për sulmet amorale, për të na penguar në misionin tonë të përfaqësimit të së djathtës reale. Sigurojmë elektoratin tonë që Aleanca Popullore për Drejtësi do të vazhdoje rrugën e saj për përfaqësimin e shqiptarëve të ndershëm dhe kauzave tona të papërfaqësuara.
Sigal