Aleanca KuqeZi: Qeveria po privatizon Portin e Durrësit

457
Sigal

Aleanca KuqeZi vjen dje në qytetin bregdetar të Durrësit për të denoncuar skandalin e radhës te qeverise se Sali Berishës. Porti i Durrësit, i cili duhej të ishte porta e kombit, nga një urë drejt Evropës, është shndërruar në kazermë mallrash kontrabande dhe minierë e kontrabandistëve. Në këtë portë nuk janë të rralla rastet kur trau i doganës ngrihet gjatë natës për kontenierët e drogës apo dhe për bizneset e ministrave bixhozhxhinj të Sali Berishës. Aleanca KuqeZi deklaron se porti i Durrësit duhej të ishte porta kryesore e lidhjes së Ballkanit me vendet e bashkimit evropian, por për fat të keq, të ky port është lënë në mëshirë të fatit, duke u rikonstruktuar fasada e tij dhe jo strategjia e menaxhimit, e cila duhej të buronte të ardhura për arkën e buxhetit të shtetit. Ky port është kthyer nga sekserët e qeverisë së Sali Berishës në nyjën kryesore të trafikimit të lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore, sepse administrata e tij është tej mbushur me militantët e mafies bardhe e blu. Aleanca KuqeZi i garanton shqiptarët që minimalisht ne do ta kthejmë portin si shekuj më parë kur Ilirët e kthyen Dyrrahun në portën dhe udhëkryqin e te gjithë tregtisë evropiane. Qindra turiste dhe anije të do vërshojnë në brigjet e portit me largimin e regjimit më mafioz të Evropës. Turistet evropianë nuk do e shikojnë këtë si porta e ferrit ku kryeministri dhe qeveritaret veshin antiplumb dhe njerëzit vriten çdo dite rrugëve si ne Siri, por kjo do jete parajsa e re mesdhetare ku dora e hekurt e shtetit kuqezi do sigurojë jetën, pronën, biznesin dhe qetësinë. Aleanca KuqeZi denoncon me forcë dhe ngre zërin për diskriminimin që i bëhet kompanive transportuese me origjinë nga Shqipëria në metodologjinë e taksimit të tyre, pa harruar shërbimet që janë jashtë çdo standardi evropian. Kompanitë shqiptare të transportit kanë nisur të përdorin portin e Selanikut dhe kjo është dëshmia e skandalitetit që porti i Durrësit gëzon prej politikave të gabuara të qeverive klienteliste, e cila favorin kompanitë e transportit nga Maqedonia. Është fakt i pamohueshëm që kamionët me targa maqedonase dhe serbe nuk paguajnë as edhe një taksë në portin e Durrësit dhe kjo ka bërë që shumë kompani ndërkombëtare të kontraktojnë kompani nga këto vende për transport me destinacion Shqipërinë. Shqipëria është vend bregdetar por që ka te vetmen qeveri e cila nuk ka plane zhvillimi për ushqimin e detit pra për peshkimin. Ky është porti i durrsakëve dhe kombit shqiptar nuk mund të marrë askush me asnjë çmim. Ky duhet të ishte porta kyçe në Mesdhe por në fakt sot është porti i pushtetarëve pa atdhe.