Aleanca Kuq e Zi proteston para parlamentit kundër ligjit të importit të mbetjeve

401
Sigal

Gazeta Telegraf/

Aleanca Kuq e Zi ka protestuar sot para parlamentit
kundër ligjit të importit të mbetjeve, ku në mënyrë simbolike aktivistët kanë
iu kanë vënë zjarrin fshesave dhe i kanë hedhur para Parlamentit duke u
shprehur se, “plehrat politike jane me të rrezikshme se plehrat urbane”.

“Mafia ka blerë votat e mazhorancës
socialiste. Miliona euro ryshfete për aprovimin e importit të plehrave.
Shqipëria po mbulohet nga plehrat dhe hashashi. Importi i plehrave rrezik për
jetën dhe shëndetin”, kanë dekalruar përfaqësues të AK.

Ata e kanë emërtuar aksionin e tyre
“operacioni fshesa” me misionin “Të pastrojmë Shqipërinë nga plehrat politike”.