Aleanca Kuq e Zi mbështet LSI-në në 25 qershor, përkrahësit do votojnë për numrin 1

536
I papritur qe vendimi i Lulzim Bashës për të moskandiduar në listat e tij kreun e Aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiun. Spahiu, i cili i dha Bashës një mbështetje të madhe u shpreh i indinjuar nga vendimi i papritur i kryedemokratit, duke hequr dorë edhe nga politika.

Por zhvillimet e fundit brenda Aleancës Kuq e Zi, siç mëson ”Shuplaka”, janë interesante .

Mbështetësit e kësaj partie do të votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ky është informacioni i minutave të fundit, vetëm 4 ditë nga hapja e kutive të votimit.

Vendimi është marrë nga Kryesia e Aleancës Kuq e Zi, e cila unanimisht ka vendosur që të votojë numrin 1. ”Të mbështesim dhe votojmë LSI-në, numrin 1”, është porosia e Kryesisë dhe kryetaret Lumturi Ratkoceri për mijëra mbështetës.

Në medie po qarkullojnë së fundi informacione, të cilat hidhen tërësisht poshtë nga burime të sigurta brenda AK-së. Sipas këtyre medieve Aleanca Kuq e Zi është shkrirë, por ”Shuplaka” mëson se nuk është aspak e vërtetë. Aq më pak të mbështesë PS-në.

Nga ana tjetër ajo që mësohet është po njësoj e rëndësishme. Edhe LSI-ja është në dijeni të mbështetjes së Aleancës Kuq e ZI.

Aleanca Kuq e Zi u gjend në një situatë shumë delikate me pritjen e vendimit të Lulzim Bashës për listën e deputetëve, ndërsa kryedemokrati po fuste gjithnjë e më shumë aleatë në lista. Kjo parti nuk kishte mundësi të regjistrohej e vetme në zgjedhje, për shkak të kohës së shkurtër por mbështeti fuqimisht protestën në çadër të PD-së. Zgjedhjet e kaluara të përgjithshme Aleanca Kuq e Zi ka marrë në rang vendi 10 mijë 196 vota.
Sigal