Aleanca kundër krimit – Lulzim Basha: E keqja ka pllakosur vendin, të luftojmë largimin e kriminelëve

468
Sigal

Gazeta Telegraf/


Nga takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të
Vorës, mes të cilëve edhe shumë përfaqësues të së majtës të zhgënjyer nga Edi
Rama. Lulzim Basha ka përcjellë mesazhin se, krimi në pushtet po rritet çdo
ditë, ndaj jeni mirëpritur që të lujtojmë së bashku dekriminalizimin, luften
kunder droges dhe zgjedhjet e lira duke theksuar se kësaj aleance i janë
bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë Demokratike. Sepse të
gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur

 

Aleanca kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, i mirëpritur
kushdo që është per dekriminalizimin, luften kunder droges dhe zgjedhjet e lira

 

Gjithkush që është kundër krimit në pushtet, kundër drogës dhe
kundër prishjes dhe kapjes së zgjedhjeve është i mirëpritur në aleancën
qytetare për largimin e Edi Ramës dhe kthimit të vendit në normalitet. Ka qenë
ky mesazhi që kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përcjellë nga
takimi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Vorës, mes të
cilëve edhe shumë përfaqësues të së majtës të zhgënjyer nga Edi Rama. Aleanca
kundër krimit në pushtet po rritet çdo ditë, tha zoti Basha, duke theksuar se
kësaj aleance i janë bashkuar edhe kritike të fortë dhe të hapur ndaj Partisë
Demokratike. Sepse të gjithë sot e dinë se me Edi Ramën e keqja ka pllakosur
Shqipërinë.  Kryetari i Partisë
Demokratike theksoi se pa dekriminalizimin e pushtetit nuk mund të ketë
zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë siguri dhe mirëqënie për
qytetarët.

 

“Që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët
të mos kenë frikë nga krimi për të hedhur votën ashtu siç duan është e
domosdoshme që të thyhet cikli i drogës dhe krimit.

Po si erdhi droga dhe krimi?!

 

Edi Rama në fillim mbushi administratën me kriminelë, solli
kriminelët në parlament, i vuri në poste kyçe, i bëri kryetar bashkish. Dhe
pasi kriminalizoi strukturën shtetërore e ktheu Shqipërinë në një hambar droge.
Hambari i drogës tani prodhon me skllavërimin e mijëra shqiptarëve miliona euro
për këta kriminelë dhe për Edi Ramën.

Hallka që duhet këputur është ajo midis krimit dhe pushtetit. Ne
kemi hedhur një hap të madh si opozitë dhe për këtë duhet të jemi krenar që
është ligji për dekriminalizimin.

Është e qartë se po t’i largohen një nga një figurat kriminale me
të cilat menaxhon dhe mban pushtetin, ky është fundi i Edi Ramës. Prandaj nuk e
zbaton ligjin e dekriminalizimit.

Po të zbatohet ligji për dekriminalizimin, Shqipëria nuk do të
mbushej me drogë. Po mbi të gjitha është e qartë dhe ju e keni më të qartë se
askush tjetër që krimi në pushtet, droga dhe korrupsioni ka një dhe vetëm një
qëllim, t’ju marrin votën, t’ju marrin pushtetin. Dhe pastaj me pushtetin që iu
marrin prapë t’ju vjedhin, prapë t’ju venë zabërhanë e kriminelë mbi kokë, që
kur të vijë radha, prapë t’ju marrin votën.

 

Rruga e vetme për të ndalur këtë qerthull shkatërrues për
Shqipërinë dhe shqiptarët është t’i themi Edi Ramës që me ty nuk ka zgjedhje të
lira dhe të ndershme”.

Lideri i opozitës theksoi se realiteti të cilin po përjetojnë sot
qytetarët nuk është i rastësishëm, por pasojë e lidhjeve me krimin sepse kështu
Edi Rama mendon se do të mbajë pushtetin dhe do të blejë votën. Pasiguria,
varfëria, dhe hashashizimi i Shqipërisë janë pasojat e kriminalizimit të
pushtetit dhe korrupsionit galopant, theksoi zoti Basha. Qytetarët e varfëruar
në 3 vitet e keqqeverisjes së Edi Ramës 
po përdoren si skllevër në arat e hashashit të bashkëpunëtorëve të tij.
Nuk i mjafton drogimi i Shqipërisë, tha Basha tani Edi Rama do edhe ta helmojë
me plehrat që do të sjellë me ligjin e tij.