Albpetrol, Berisha: Rama tenton të bllokojë procesin e privatizimit, duke ndjekur në këtë mënyrë diktatorin Hoxha

406
Sigal

Kryeministri Sali Berisha konfirmoi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, se ecuria e procesit të privatizimeve po ndiqet në mënyrë serioze dhe po ecën sipas të gjitha etapave të përcaktuara. Shefi i qeverisë hodhi poshtë sulmet e opozitës se “Shqipëria po shitet”, pasi sipas tij me procesin e privatizimeve nuk do shitet asnjë centimetër tokë, por pasuritë e publike do kthehen në të ardhura për vendin.

“Më lejoni të qartësoj qytetarët se cfarë ndodh. Me këtë të drejtë nuk shitet asnjë centimetër tokë. Me këtë  i njihet e drejta një kompanie që ato asete, ato pasuri që flenë pa vlerë nëntokë për qytetarin shqiptar, qofshin gurë kromi, naftë apo gaz, për të patur vlerë ato duhet të shfrytëzohet, duhen të kthehen në mall, të shiten të përpunohen, duhet të marrin vlera. Cfarë po bëjmë me Albpetrolin. Po i japin të drejtën e koncesionit një kompanie tjetër. Paraardhësit tanë, socialistët kanë firmosur kontratën me Bankers Petrolium dhe kanë dhënë sipas asaj kontrate 90 % të të gjitha puseve sipas shkallës së ndryshme. Ne e kemi respektuar atë dhe e kemi amenduar se ishte dhënë me 0 rent dhe ne në mirëkuptim dhe me koncensionarin vendosëm rent prej 12%, por ca ndodhi, me Bankier Petrolium, ai 3-fishoi prodhimin e naftës në Shqipëria nga 320 ton ka arritur në 1 milionë ton”,- deklaroi Berisha.

Sipas kreut të ekzekutivit me privatizimin e të mirave publike, vendit i ofrohen të ardhura më shumë, të cilat mund të përdoren për rritjen e mirëqënies, ndërkohë që në të kundër vendi humb devidentin.

“Tani ca humbet qeveria dhe ju, dhe cfarë fitoni ju dhe vendi me këto kontrata. Për vendin njëlloj, për ju njëlloj, nuk ka rëndësi kush e nxjerr sa i përket të ardhurave naftën, se mbi atë që e nxjerr shteti ka përcaktuar me ligj të ardhurat që merr prej tyre, merr tatim-fitimin, merr rentën, merr kontributin e sigurimeve shoqërore, merr taksën e të ardhurave personale, pra të njëjtat taksa, që operojnë vendoset si për Albpetrollin dhe kompanitë e tjera. Fitojnë shumë qytetarët Shqiptarë se në rast se dyfishohet prodhimi, të ardhurat për ju janë 2 herë më të mëdha. Më mirë ti marrim këto të ardhura dhe ti përdormin për të rriturrrogat dhe pensionet apo ti lejmë të flejnë dhe të roptohemi në varfëri? Cfarë humbasim? Humbasim devidentin”,- theksoi Berisha.

Kryeministri Beirsha sulmoi kreun e PS-së Edi Rama se po tenton të bllokojë procesin e privatizimit, duke ndjekur në këtë mënyrë diktatorin Hoxha dhe duke bllokuar në këtë mënyrë, investimet në vend.

“Meqënëse ky proces, u sulmua në mënyrë më të egër nga z. Rama sërish më duhet të ndalem dhe të qartësoj se reagimi i zotit Rama bazohet kryekëput në qëndrimin atavist, në trashigiminë e tij anti-treg dhe në mbajtjen e të njëjtave koncepteve të vjetra për koncesionet dhe investimet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria sepse po jepet me tender e drejta e koncesionit, do të thotë të kthehesh tek Enver Hoxha sepse kjo e drejtë që nga Ismail Qemali me qeverinë e parë është njohur,përshtatur nga cdo qeveri e këtij vendi. Dhënia me koncension dhe e drejta e koncesionit është një nga aktet e qeverisë së Ismail Qemalit, që ka vijuar vendosmërisht nga mbreti Zog dhe natyrisht është përjashtuar nga diktatori paranoja”,- u shpreh Beirsha teksa e ftoi liderin e socialistëve të vizitojë HEC-in e Ashtës.

“E ftoj të vizitojë HEC e Ashtës, dhe tu thojë Shqiptarëve më mirë uji të derdhet në Bunë pa vlerë sic derdhej apo të prodhojë energji mbi 100 mijë familje shqiptare, pasi edhe për këtë kundër ka qënë”,- shtoi Berisha.