Albina Deda, Ramës: Gënjen, as pres të kërkosh falje. Dihet kapaciteti banal

636
Deputetja e Partisë Demokratike Albina Deda, një nga 3 deputetët e përjashtuar për 10 ditë nga Kuvendi pasi goditi me vezë kryeministrin Edi Rama seancën e kaluar të Kuvendit e quan Ramën gënjeshtar.
Në një postim në facebook Deda thotë se Rama gënjen të ketë përmendur fjalën “motër”pasi ajo hodhi letrën e lagur në drejtim të tij.
Deda thotë se nuk pret as të kërkojë falje pasi dihet “kapaciteti banal”
Postimi ne facebook
Je një gënjeshtar i paskrupullt.
Të gjithë aty, gra e burra në Parlament e dëgjuam shumë mirë çfarë the.
Sigurisht nuk the motër.
Por çdo qytetar e di se cili është kapaciteti yt banal, ndaj nuk po lodhem këtu të bind ata se si më ofendove.
Kur arrin të fyesh aq rëndë një grua, një deputete, një nënë, ti me siguri nuk e ke fare problem edhe të mashtrosh.
I zhveshur siç je nga çdo normë morale, nuk pres që të kërkosh falje. Genjeshtra pas fyerjes pritej nga ti, nga soji yt.
Kjo nuk do ta ndalë aksionin tim politik, dhe të forcës time politike që ti të marrësh ndëshkimin e merituar për fyerjet dhe dhunimin që u ke bërë gjithnjë, por që u bën sistematikisht grave, vajzave e nënave në këto 3 vite.
Sigal