Albert Veliu: U largova, sepse më kërcënuan me vdekje

512
Sigal

“Zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt”, kështu thotë Albert Veliu në një intervistë mbrëmë. I pyetur nëse zëri i regjistruar është i Agron Xhafajt, Albert Veliu tha: Gjer në vdekje. Nuk e di, nuk dua të zë emra në gojë, por gjer në vdekje ato zëra që janë regjistruar janë gjer në vdekje dhe nuk më bën dot pas njeri sikur të mendoje si të dojë dhe të japë edhe njëherë gastro nuk trembem nga burgu. Trembem me një fjale mos më ngacmojnë familjen, mos bëjnë ndonjë presion në familje, se po më bëjnë shantazh të siguroj djalin. Kam pasur kërcënime kur më arrestuan në Kukës. Isha nisur për të bërë shpenzimet e mia diku. Do bëja pazaret e mia, do dilja për qejfin tim, se unë isha shtetas i lirë nuk isha në kërkim. Do vete ku të dua. Do ikja në Kukës, në Shkodër me miqtë e mi, do veja të haja një drekë. Në datën 18 do veja të haja një drekë, do ikja ku të doja se jam shtetas i lirë. Nuk isha në kërkim, isha një dëshmitar. Më kanë dalë 6 maska. Isha në një restorant në Kukës, më kanë ardhur në kokë, pa uniformë policie. Targat angleze, gjermane, asnjë targë shqiptare. Makina si të grabitura. Më kanë mbajtur 3 orë peng në Laç, në një rrugicë. Sa ka dalë tablua ime në parlament, doli ajo thënia ime se mos kish dale ajo unë isha i vrarë.” – u shpreh Veliu.