Albana Vokshi: Shqiptarët i dhanë të drejtë opozitës. Rama do bjerë!

825
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi është e ftuar në emisionin “Open”  ku ka folur rreth aksionit opozitar dhe situatës politike në vend.

Vokshi deklaroi se pjesëmarrja shumë e ulët në zgjedhjet e 30 qershorit i dhanë të drejtë opozitës dhe se Rama do bjerë shumë shpejt.

“Shqiptarët i dhanë të drejtë opozitës duke braktiskur zgjedhjet e 30 qershorit dhe Lulzim Basha po takon qytetarët pikërisht për të folur direkt me qytetarët, Rama do të bjerë shpejt.” -deklaroi Vokshi.