Albana Vokshi: Gati prangat për koncesionet e shëndetsisë

535
Pas kallëzimit të depozituar nga deputetja demokrate Albana Vokshi mbi dyshimet, se është abuzuar me koncesionet, Prokuroria e Përgjithshme e transferoi dosjen për hetime të mëtejshme tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Jo zyrtarisht thuhet se Krimet e Rënda kanë regjistruar procedimin penal pa emër për veprat penale të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës. Koncesionet e denoncuara nga opozita kanë lidhje me “chek up”-in, të hemodializës dhe të sterilizimit të pajisjeve, vlera e të cilave kap shumën e 300 milionë eurove. Kjo çështje aktualisht po hetohet nga njësia antikorrupsion, pranë Krimeve të Rënda. Ndërkohë, prej muajsh një tjetër dosje është nën hetim nga njësia “task forcë” e kryeqytetit, e cila, pasi ka sekuestruar një sërë dokumentesh, ka pyetur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë që kanë firmosur për dhënien e këtyre koncesioneve.
Sigal