Alarmi: Zgjedhjet në rrezik / Trojka: Merrni në dorë fatin e vendit

438
Trojka e ambasadorëve në Tiranë, ai i SHBA Donald Lu, ajo e BE Romana Vllohutin si dhe ai i OSBE Bernd Borchardt, i kanë bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e zgjedhjeve të përgjithshme. Ky apel vjen pas frikës publike që ambasadorët kanë shfaqur këtë të enjte, ku kanë deklaruar se zgjedhjet në vendin tonë rrezikojnë të vidhen nga grupet kriminale. 
Donald Lu:
“Krerët e krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka tjetër në ekonominë e vendit”.
Romana Vllahutin:
“Zgjedhjet parlamentare po afrohen. Është me rëndësi të jashtëzakonshme që qytetarët të organizohen, të pyesin, të vëzhgojnë dhe të marrin pjesë. Unë kam besim të madh në mençurinë e shqiptarëve punëtorë për t’i parë qartë faktet, të vërtetën dhe ndryshimin që ka nevojë për mbështetjen e tyre për të vazhduar udhën”. 
Bernd Borchardt: 
Kini parasysh një gjë: ju, qytetarët e Shqipërisë, jeni forca më e rëndësishme për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jeni ju që vendosni nëse do ta shisni votën tuaj apo jo. Jeni ju që vendosni të toleroni apo jo krimet kundër kodit zgjedhor. Jeni ju që vendosni nëse do të votoni apo jo. “Ne kemi demokracinë që meritojmë”. Të hënën, më 19 qershor, mëngjesin pasardhës, qytetarët e Shqipërisë do të kenë rezultatin që meritojnë dhe udhëheqësit që meritojnë.
Ndërsa sa i përket përdorimit të teknologjisë në zgjedhje, Ambasadori I OSBE përdori shembullin e Hollandës për të thënë se standarti në zgjedhje nuk varet nga teknologjia.
Sigal