Alarmi i Gjermanisë: Janë larguar mbi 400 mijë të rinj

934
Sigal

Walter Glos: Fatkeqësisht në Shqipëri populli po ikën, do mbetet vetëm qeveria. Protesta e studentëve, korrupsioni, papunësia dhe plakja e popullsisë 

Intervista në radion gjermane DeutschlandFunk nga drejtuesi Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Walter Glos

Gjermania ngre alarmin: Fatkeqësisht në Shqipëri populli po ikën. Do mbetet vetëm qeveria

Protesta e studentëve shqiptarë ka qenë në qendër të raportimeve nga radio publike gjermane, DeutschlandFunk. Ata kanë intervistuar drejtuesin e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Walter Glos. I pyetur, pse ikin të rinjtë nga Shqipëria, Glos përgjigjet: Ajo duhet, ajo duhet ta ketë, ajo nuk mund ta anashkalojë këtë, sepse të gjithë e dinë se në pesë vitet e fundit më shumë se 400,000 të rinj janë larguar nga vendi dhe në një popullsi që ishte diku 3 milionë, kjo është një shifër tepër e lartë, dhe kjo tregon se kjo çështje duhet marrë seriozisht, përndryshe do të vijë momenti, kur do të kemi një qeveri, por jo më një popullsi

Gebert: Çfarë saktësisht i ka ndezur protestat e studentëve?

“Walter Glos: Protestat kanë lindur si pasojë e shumë pakënaqësive të studentëve, të cilët duhet të paguanin tarifa të larta për provimet e përsëritura. Përveç kësaj, tarifat për semestrin janë sigurisht tepër të larta. Nëse i krahasoni me Gjermaninë, mund ta kuptoni këtë gjë. Ndonjëherë shkojnë deri në 2.600 euro për një vit, dhe me një pagë mesatare, e cila këtu është rreth 300-350 euro në muaj, kjo është shumë e shtrenjtë, dhe ne këtu kemi dhënë bursa. Studentët që përzgjedhim shpesh qajnë, sepse e quajnë veten me shumë fat kur, për shembull, një fondacion politik gjerman u jep atyre një bursë.”

Tani kërkesat e BE janë bërë, sepse siç u përmend, Shqipëria do t’i bashkohet BE-së. Ndër të tjera, bëhet fjalë për luftën kundër korrupsionit. Ky korrupsion është gjithashtu shumë i përhapur edhe në arsim.

“Po, kemi pasur një bashkëpunim me gjashtë shkolla të mesme, dhe çështja mbizotëruese ka qenë korrupsioni në radhët e mësuesve, dhe e njëjta gjë vlen edhe për universitetet. Studentët duhet të paguajnë për provime, ata duhet të paguajnë për transfertat, ata duhet të paguajnë për pranimin në universitete, dhe sigurisht kjo është një pikë që luan një rol krahas kërkesave të tjera.”

Sa e madhe është mbështetja për këto kërkesa në popullatë, dhe a e ka kjo protestë potencialin për të përfshirë shtresat e tjera të popullsisë?

“ Po, është, në qoftë se pyesni njerëzit se çfarë ata mendojnë për të, unë nuk kam takuar një të vetëm që ka thënë se ai nuk e kupton ose nuk do e mbështeste, në qytete të tilla të rëndësishme si Gijrokastra, Vlora, Shkodra, Elbasan, edhe aty të gjithë studentët u janë bashkuar protestave dhe përveç kësaj janë zhvilluar papritur edhe protesta të tjera, kundër çmimeve të larta për ushqimet, kundër çmimit të lartë të naftës, benzinës, që janë më të larta se në Gjermani, dhe kështu mund të vërehet që në këtë moment, ka një atmosferë të vërtetë të madhe proteste në vend.”

Largimi i të rinjve është një problem i njohur në Shqipëri, edhe sepse ka një papunësi të lartë të të rinjve. A e ka qeveria këtë detyrë në fokus apo është më tepër e përkushtuar ndaj problemeve të tjera?

“Ajo duhet, ajo duhet ta ketë, ajo nuk mund ta anashkalojë këtë, sepse të gjithë e dinë se në pesë vitet e fundit më shumë se 400,000 të rinj janë larguar nga vendi dhe në një popullsi që ishte diku 3 milionë, kjo është një shifër tepër e lartë, dhe kjo tregon se kjo çështje duhet marrë seriozisht, përndryshe do të vijë momenti, kur do të kemi një qeveri, por jo më një popullsi.”