Sigal

Avramopullos Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin: “Shqipërisë mund t’i kthehen vizat”

Komisioneri i Bashkimit Europian për Migrimin, Dimitris Avramopoulos, ka deklaruar se Shqipërisë rrezikon t’i rikthehen vizat për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Avramopolus ka deklaruar se ky vendim mund të ndodhë nëse emigracioni nga Shqipëria është mbi 50% dhe refuzojnë kthimin në vendlindje. “Lufta e përbashkët kundër drogës, Shqipëria ka marrë përgjegjësitë e veta për të shkatërruar këto banda dhe ne po bashkëpunojmë. Sa i përket pezullimit të vizave mund tju them se ne po monitorojmë situatën dhe është në monitorim për të gjitha vendet dhe jo vetëm për Shqipërinë. Duhet të ulet rreziku për emigracionin e paligjshëm. Mekanizmi i pezullimit të vizave nuk është vënë në lojë, por nëse ka një rritje të emigracionit me mbi 50 të emigracionit të paligjshëm dhe ka refuzim të kthimit në vendlindje atëherë ekziston edhe kjo mundësi.”– tha Avramopulos.

Ministri Xhafaj vihet në siklet pranë komisionerit të BE-së, nuk flet për vrasjet

 

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj është zënë ngushtë dhe ka anashkaluar komentet lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Tiranë, me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur. Pyetjes së gazetarëve lidhur me këtë ngjarje Xhafaj i është përgjigjur duke folur për shifrat e operacionit “Forca e Ligjit”. Fatmir Xhafaj: Besoj se biem dakord që Shqipëria dhe rajoni që po flasim janë shumë, shumë më tepër se një kriminel, apo grup i tillë, me të cilin jemi futur në një luftë pa kompromis dhe tolerancë zero. Dëshiroj të them, që në javët në vijim do të shihni disa goditje  grupesh kriminale në përfundim të hetimeve të zhvilluara në territorin e Shqipërisë apo në bashkëpumim me partnerët ndërkombëtare. Ne jemi ministra dhe drejtojmë në nivel strategjik, politik dhe institucional çështjet operacionale që i përkasin Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.  Xhafaj paralajmëroi dhe arrestime të grupeve të tjera në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.