Alarmante – Basha: Viti më i trishtë akademik, gjysma e 18-vjeçarëve mbetën rrugëve

413

 Mbi 120 mijë studentë nisin sot
vitin e ri akademik. Në mbarë vendin universitetet publike dhe private nisin
vitin e ri akademik 2016-2017. Faktikisht ky vit i ri akademik po fillon me
mungesën e një pjese të madhe të studentëve që do të ndjekin vitin e parë të
studimeve, pasi ende një pjesë e tyre, rreth 40%, nuk janë regjistruar. Sipas
udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, dita e fundit e regjistrimit në
universitete do të jetë data 27 tetor.
Për kreun e Partisë
Demokratike, Lulzim Basha ky është viti akademik më i trishtë që studentët kanë
parë në 26 vjet.

Sigal


Sipas kryedemokratit, “Dekani i
Ekonomikut në UT, thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën
presion, ose tek privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos
humbur krejtësisht 3 vitet e maturës”



Deklarata e Bashes

Nuk ka pasur në këto 26 vite
nisje më të trishtë të universitetit se sa sot. I lanë bosh gjysmën e
auditoreve, për shkak të politikës armiqësore me maturantët. Gjysma e këtyre
18-vjeçarëve ëndërrimtarë e idealiste, janë rrugëve, ende pa përgjigje, në
pritje të tepricave që do lerë reforma e Edi Ramës. Po para kësaj, ata e të
gjithë maturantët e vendit kaluan 2 muaj ferri, sepse nuk ishin në dorën e
meritës e aftësive, mundit e djersës, por nën masën arbitrare, skandaloze te
Edi Ramës, i cili ndryshoi papritur rregullat e lojës. Dekani i Ekonomikut në
UT, thotë se maturantët më të mirë kanë bërë zgjedhje nën presion, ose tek
privati, ose në degë jo me emër, nga dëshpërimi për të mos humbur krejtësisht 3
vitet e maturës. Dramë e madhe. S’ka si quhet ndryshe kjo e Edi Ramës, që
vazhdon ta pompojë si sukses.