“Alarm” për mbetjet spitalore, 258 institucione shëndetësore nuk kanë leje mjedisore

175

Nis faza e dytë e aksionit në fushën e mbetjeve
spitalore në rang vendi. Mbi 750 subjekte gjenerojnë mbetje spitalore. Nga këto
vetëm 459 subjekte kanë nevojën për pajisjen me leje mjedisore ose vlerësim i
ndikimit në mjedis. Nga inspektimet janë konstatuar shkelje dhe vendosur pesë
gjoba me një vlerë 3.6 milionë lekë. Institucionet shëndetësore publike janë më
problematiket, për këtë arsye Ergys Agasi, kreu i ISHMP, ka kërkuar që
Ministria e Shëndetësisë të alokojë fonde për këto institucione. Aktualisht
janë nëntë subjekte të liçensuar për trajtimin e mbetjeve spitalore, që
pretendojnë se trajtojnë në masën 100% tëgjitha mbetjet spitalore që ata
marrin.