Akuzat për vëllain e Xhafajt, Rama: E dinë shqiptarët dhe ndërkombëtarët, përdoret për të na sulmuar

457
Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën menjëherë pas rinisjes së seancës nga ku ishte larguar opozita. Ai tha se çështja e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është i njohur nga shqiptarët por edhe ndërkombëtarët dhe se përdoret sa herë për të sulmuar socialistët.
“Garuan secili në ekranin e mrrokllës së vet dixhitale se kush shan, shfryn dhe lëshon më baltë nga goja. Për fat të keq u larguan pa pritur të dëgjojnë atë që u takon, qoftë për rastin në fjalë qoftë edhe për atë çka fshihet por fshihet zbuluar në këtë orvatje të re histerie. Dje ministri i Brendshëm foli dhe në fakt nuk tha asgjë të re. Përsëriti çfarë ka thënë disa herë në harkun e më shumë se 15 vjetëve. Ndërkohë që pasqyrat mediatike e përcollën rizbulimin si një zbulim fatkeqësisht pa u thënë shikuesve dhe lexuesve të tyre se më parë jo një herë por disa herë në vetë ato pasqyra kjo çështje ka dalë dhe ridalë. Dhe ka dalë e ridalë kur është dashur të sulmohet drejtpërdrejt Fatmir Xhafaj apo qeveria ose grupi parlamentar i PS-së në momente ngacmuese për këta që sot një avaz të vjetër përpiqen tua shesin shqiptarëve si një zbulim të ri. Rasti më i fundit dhe më i freskëti kur kjo çështje është shfaqur në mediat pranë SHQUP-it ka qenë në kulmin e përpjekjes për të reformuar drejtësinë. Fakti është i njohur botërisht por jo vetëm për të gjithë ata shqiptarë që e kanë pasur mendjen në atë moment kur sapo është shfaqur sepse nuk janë të detyruar ta kenë vëmendjen tek gjithë kjo tollovi e madhe por është e njohur për partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Rama
Sigal