Akuzat për Toyota Yaris, Taulant Balla përballet në gjykatë me Lulzim Bashën

524
Sigal

Ka nisur senca gjyqësore për padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla për shpifje ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha për rastin Toyota Yaris.  Kjo është seanca e parë e akuzave për shpifje të Ballës ndaj kreut të PD-së. Seanca drejtohet nga gjyqtari  Gerald Hoxha, ndërsa kreu i PD-së Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm. Basha përfaqësohej nga avokatët e tij, IVi Kaso dhe Gazmend Bardhi.

Seanca po zhvillohet për padinë e Ballës ndaj kreut të PD-së për deklaratat e tij për Toyota Yaris, të cilat i ka cilësuar si shpifje.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit më 21 qershor 2018, tha se shumë shpejt një sasi parash e lidhur me Taulant Ballën do të kapej. Dhe më datë 24 qershor 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit gjatë një superoperacioni të policisë.

Pas kapjes së parave, Basha akuzoi Ballën se ishte ai garant i dërgesës së parave të sekuestruara nga veprimtari të paligjshme në Evropë, që tentuan të hynin në vendin tonë, në dy makinat Toyota Yaris. Për dosjen e 3.4 mln eurove deri tani të arrestuar janë; Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit, kushërinjtë Vladi. Kreu i PD, Lulzim Basha, nga akuzues i Taulant Ballës për ngarkesën e 3.4 milionë eurove, është akuzuar nga kreu grupit parlamentar socialit se ka njohje me vëllanë e Alfred Vladit, njërin prej dy personave të shpallur në kërkim.