Akuzat për pronat në Dhërmi, deputeti i PS: Të pabaza, PD do të fshehë 4 ‘tavarishët’

81
Deputeti socialist Alket Hyseni ka folur sërish sot në seancën plenare për akuzat e ngritura ndaj tij, nga opozita për tjetërsim të pronave në bregdetin e Dhërmiut.
Hyseni deklaroi se akuzat e PD janë të pabaza, pasi prona që prentedohet se është marrë është e lirë dhe e paprekur. Sipas tij opozita ka si qëllim të bëjë zhurmë që të fshehë krizën e financimeve ruse ose 4 ‘tavarishët’ që kanë financuar PD-në.
PD e ka akuzuar deputetin socialist Alket Hyseni se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.
PJESË NGA FJALIMI I DEPUTETIT TË PS
Prej disa ditësh jam gjetur në një sulm shpifjesh të koordinuara nga opozita. Me moton shpif-shpif se diçka do të dal, kanë vazhduar me shpifjen e tyre.
Deklaroj se çdo akuzë është e pavërtetë dhe një gënjeshtër e qëllimtë me synime të ulëta politike, asnjë qindarkë time dhe familjes dhe pasurive të mia nuk ka prejardhje të parregullt të pamoralshme, e paligjshme por është vënë me mund punë e sakrifica, me ekonomik tregu, me mundësi të mëdha, kam punuar pa ndërprerje me familjen time, nuk ka qenë qëllim në vetveten pasuria.
I jam përkushtuar arsimimit, për të dalë shkëlqyer, madje më është dashur të punoj edhe dyfish, por ia ka vlejtur.
Rrjedh nga një familje intelektuale, e drejtë e të ndershme, punëtore, respektojnë ligjin dhe vlerësojnë shtetin. Opozita keqpërdor lirinë e shprehjes në bashkëpunim me elemente kazanin, duke instrumentalizuar një zonjë që nuk e njoh.
Familja Buo ka konflikt të brendshëm prej shumë vitesh me trashëgiminë. Në një nga vendimet për një testament të sajuar është konstatuar nga gjykata i falsifikuar nga akuzuesit.
Konflikt tërësisht familjar le ta zgjidhë ajo familje, nuk ka të bëjë me një pronë që e kam marrë me të ardhura të ligjshme dhe e kam deklaruar unë, më akuzojnë me deklaratat e mia, çdo qindarkë është e deklaruar. E kam bërë jo kur isha në Task Force, jeni mashtrues, transaksioni është bërë në 2017, jo nga personi i familjes Bua, por është blerë nga biznesmenë të tjerë, unë kam blerë njërën pjesë të tyre, që kanë blerë pjesërisht tokën bujqësore që ka marrë Stefo Buo. Tokë që nuk lidhet me atë që pretendon akuzuesja. Toka që pretendon akuzuesja është e lirë, në terren e paprekur. Askush nga kazanët nuk arrin të marrë informacion andej.
Jam krenar për një kompani të ngritur ndër vite, pasuri e familjes sime. Të mblidhen bashkë gjithë avokatucët e opozitës të mbledhin të gjitha deklarimet dhe t’i krahasojnë me deklarimet e mia. Këto akuza janë të pabaza. Në asnjë rast nuk e kam njohur atë familje, nuk e kam takuar, ndihmuar apo çdo formë tjetër.
Ky është qëllimi juaj që të bëni zhurmë. Doni të fshihni krizën e financimeve nga rusët, por është e pashmangshme për të fshehur 4 tavarishët që kanë financuar PD-në. Miqtë e tu (Berishës) kanë 30 hektarë në Ksamil. Unë nuk trembem sepse jam me të drejtë. Një për një do dalin aferat e zullumet e ish-zyrtarëve.