Akuzat për furgonin me drogë, Tahiri pyet deputetët e PD, përse gënjyen

493
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori shkas nga akuzat e një ditë më parë për t’ju përgjigjur PD se duhet të kërkojë faljë, pasi furgoni me drogë ndodhet në komsiariatin e policisë Vlorë dhe nuk është lejuar të largohet sic pretendon PD.
Tahiri iu drejtuat të gjithë deputetëve të PD që ishin të pranishëm në Kuvend se pse gënjeu PD.
Ja fjala e plotë e ministrit Tahiri:
Ka njeri këtu që beson se sot është festë e madhe për qytetarët, pse po vendosim të mos ketë njerëz të dënuar në Parlament apo në administratë?
A thua ka vërtetë vend këtu për dekorata në gjoks e mburrje para qytetarëve se vendosëm, ne këtu brenda kësaj salle, të mos ketë më të zgjedhur apo të emëruar me të shkuar kriminale?
Por përpara se të jap mendimin tim, kam një pyetje, zonja Tabaku, përse gënjeu PD dje për këtë? Konferenca për shtyp për të më akuzuar se me urdhrin tim është vjedhur droga që kapi policia në këtë furgon, e që media ua tregoi me figurë se ja ku është.
Nejse, po kthehem te çështja.
Unë nuk e besoj sot ka vend për mburravec në këtë podium. Nuk besoj se ka vend për brohorima, entuziazëm, nuk ka vend për dekorata në gjoksin e askujt, individ apo Parti qoftë.
Përkundrazi, kjo seancë duhet të na bëjë me turp. Dhe mundësisht ta votonim këtë ligj kokëulur e pa debat. Si një ndjenjë e heshtur ndaj publikut, ndaj qytetarëve, ndaj votuesve, të cilëve u kemi treguar, padrejtësisht, çdo ditë, anën më të errët të bishtave të politikës.
Si një ndjesë të heshtur edhe ndaj njëri-tjetrit, sepse jemi përlyer, sharë e vrarë në këtë sallë, duke i mohuar të drejtën të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave në këtë vend, të shohin fytyrat e njerëzve të ndershëm këtu brenda, burra dhe gra në shumicë dërrmuese, deputete dhe deputetë të përkushtuar me idealizëm për të punuar pa kufi, për ta bërë Shqipërinë të denjë dhe shoqërinë të drejtë.
Sot është dita ku nuk mund të ketë engjëj dhe djaj në këtë sallë, sepse po ndreqim çorbën që u gatua brenda këtyre mureve.
Ndaj ulni gishtin e akuzës dhe akoma më shumë të ulim të gjithë bashkë kokën në shenjë respekti ndaj qytetarëve që veç halleve të ditës, kanë dhe hallet e politikës.
Por pyetjen e kam përsëri ama, zonja Vokshi, përse gënjeu kaq trashë PD dje?
Nejse!
Humbëm një vit, nga angazhimi që morëm në dhjetor të vitit të kaluar. Përse u desh një vit kohë për të bërë kaq pak? Prapë nuk ka vend për dekorata këtu, as për mburravec podiumesh sot.
Dhe sot vendosëm se kush është dënuar për vrasje, për vjedhje, për trafik droge apo njerëzish, të mos jetë as deputet e as drejtor, as mos zgjidhet dhe as mos emërohet. Dakort! Është një zgjidhje.
Por si do t’ja bëjmë me ata që marrin vendime kriminale në detyrë?
Si do bëjmë me ata që vjedhin duke qenë në detyrë, vrasin duke qenë në detyrë?
Me ata që korruptohen dhe korruptojnë, duke qenë në detyrë?
Me ata që gënjejnë, që shpifin, që mashtrojnë qytetarët, me ata që pasurohen vetë, duke qenë në detyrë dhe s’janë dënuar kurrë?
Kjo sallë duhet t’i përgjigjet qytetarëve, sepse një gjë është të zgjidhësh çështjen që qytetarët të mos votojnë për të dënuarit, por ne duhet të zgjidhim hallin e madh të atyre që votohen dhe pasi hypin në detyrë, vjedhin dhe vrasin.
Mirë përjashtuam njerëzit. Por nuk kemi përjashtuar dhe as dënuar vendim-marrjen kriminale, vendim-marrjen korruptive, vendim-marrjen që i vjedh lekët qytetarit nga xhepi, zyrtarin që nuk është dënuar kurrë dhe pse ka vjedhur dhe pse ka vrarë, por i merr lekët qytetarit.
Politikanin që nuk është dënuar kurrë, dhe sot fshihet pas mandatit të deputetit për t’iu shmangur drejtësisë.
Politikanit që i ka shpëtuar drejtësisë me procedurë, duke bërë si i sëmurë, sikur është jashtë, derisa nuk u dënua fare. Kësaj nuk i kemi dhënë ende zgjidhje.
Dhe e pyes përsëri, zonjën Deda. Përse gënjeu PD dje? Si do bëjmë me familjarët e pushtetarëve? Si i bëhet kur babi është Kryeministër dhe fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit? Kur kryetari i Bashkisë punon më pak se kunati vet? Kur gjyqtari rref çekiçin dhe familja mbush xhepin? Kësaj nuk i kemi dhënë zgjidhje, ndaj nuk ka vend për t’u mburrur këtu apo për të marrë dekoratë në këtë podium. Aspak.
Sepse po dënojmë ata që janë dënuar. Ndërkohë shqiptarët duan të dinë, po me ata që nuk janë dënuar, edhe pse kanë bërë krime në detyrë, çfarë do bëhet?
Nuk kemi bërë gjë. Dhe ky ligj që miratojmë sot, nuk mund të jetë kurrë amnisti për ata që nuk janë dënuar ende. Pas këtij ligji nuk mund të fshihen ata që kanë vjedhur apo ata që kanë vrarë duke qenë në detyrë dhe nuk janë dënuar ende.
Dhe atë pyetjen e kam akoma për zonjën Bregu që nuk është këtu! Përse gënjeu PD dje? Për cilën arsye? Nejse.
Mendojeni pak për çfarë po i mburremi shqiptarëve sot.
Nuk do keni më në parlament njerëz të dënuar për vrasje, për prostitucion, për trafik droge, për vjedhje. Por do vazhdoni t’i keni komshi. Do vazhdoni t’i keni në pallat, dera ngjitur, përballë, në lagje, te lokali ku shkoni me fëmijën e familjen.
Do vazhdoni t’i keni biznesmen. Do vazhdoni t’i keni nëpër rrugë, madje t’u hapni rrugën, t’iu kalojnë përpara hundës me makina luksoze, të ndërtojnë vila në mal e buzë detit, ti shikoni në dreka e darka në kafe me politikanë, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, madje ti mbajnë me para këta të fundit.
Do vazhdoni të nënshtruar nga dhuna e të padënuarve që ligjin e shkelin me të dyja këmbët e nuk dënohen nga drejtësia.
Po i heqim ne nga parlamenti, por shqiptarëve po ua lëmë në derë…, për këtë mburremi ne këtu?
Dhe e kam ende atë pyetjen për zonjën Halimi, përse gënjeu PD dje për këtë? Duke më akuzuar se kam vjedhur drogën që kapi policia dhe kur të vërtetën e panë të gjithë me sy?
Je shqiptari që ke 20 vjet dyerve të gjykatës se nuk merr pronën tënde? Rri rehat tani se nuk do votosh më, për një të dënuar. Ndërkohë për pronën vazhdo rropatu prapë dyerve të gjykatave dhe laj dhe gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin, se kështu tha Sali Berisha.
Je shqiptari që të kanë vjedhur pronën, shtëpinë, makinën, biçikletën, të kanë vjedhur prodhimin bujqësor, bagëtitë, të kanë vjedhur të drejtën për t’u punësuar, për t’u shkolluar, të kanë vjedhur të ardhmen? Rehatohu, nuk do votosh më për njerëz të dënuar.
Por prapë i vjedhur do jesh, dhe ai që të ka vjedhur, prap i lirë se nuk e dënon gjykata. Laj dhe gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin, se kështu thotë Sali Berisha.
Je prindi që të kanë vrarë fëmijën, dhe vrasësi bredh rrugëve se ka bërë vetëm 2 vite burg? Rehatohu, se nuk do votosh më për të dënuar, por kriminelin që nuk u dënua nga gjykata, duroje, se drejtësia që e la të lirë, aty është ende në lagjen dhe qytetin tënd. Laj dhe gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin, se kështu tha Sali Berisha.
Je familjari që të kanë trafikuar fëmijën dhe trafikanti nuk është dënuar ende nga drejtësia? Rri rehat, se tani nuk do votosh më trafikantë. Por aty e ke, në qytetin tënd, duke shijuar lekët e skllavërisë me fëmijën tënd, se drejtësia nuk e dënon. Laj dhe gojën para se t%
Sigal