Akuzat pas arrestimit të Habilajt, ja kur do flasë ish-ministri Tahiri

527
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është një nga emrat më të përfolur prej dy ditësh pas goditjes së një bande të trafikut të drogës Shqipëri-Itali, në krye të të cilës ishte Moisi Habilaj.
Kjo, pas akuzave të opozitës të artikuluara shumë nga opozita edhe gjatë kohës që Tahiri ishte ministër si i lidhur me këtë grup kriminal por edhe pas publikimit të disa përgjimeve nga mediat italiane, ku dilte edhe emri i tij.
Por sot, ish-ministri i Brendshëm ka paralajmëruar një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Deklarata e Tahirit është paralajmëruar në orën 16:00. Ndonëse nuk ka detaje se për çfarë do të flasë Tahiri, dyshohet se do jetë pikërisht kjo çështje fokusi i deklaratës së tij.
Sigal