Akuzat ndaj ambasadores Vlahutin, reagon BE: Shpifje!

445
Ambasadorja e delegacionit të BE-së, Romana Vlahutin ka qenë në qendër të akuzave për abuzim me fondet e BE-së të përdorura për Reformën në Drejtësi si dhe për vilën e saj luksoze në Tiranë, me vlerë 1.6 milion euro.Mirëpo Bashkimi Evropian i ka cilësuar shpifje këto akuza të hedhura në drejtim të ambasadores Vlahutin. Zëdhënësja e BE-së, Federica Mogherini ka reaguar me një deklaratë, duke theksuar se këto janë shpifje dhe se BE ka besim dhe mbështet ambasadoren. Deklarata e zëdhënëses së BE, Maja Kocijancic: “Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për shpifjet që janë shfaqur në shtyp kundër Delegacionit të BE¬së dhe Kreut të Delegacionit në Shqipëri, Ambasadores Romana Vlahutin. BE¬ja shpreh besimin dhe mbështetjen e plotë tek Ambasadorja dhe gjithë i ekipi për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Delegacioni do të vazhdojë, me përkushtim dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e BE¬-së, ta shoqërojë Shqipërinë në reformën e saj të vështirë të shtetit ligjor për të vendosur një sistem gjyqësor të qëndrueshëm dhe të besueshëm, të cilin qytetarët e Shqipërisë e duan dhe e meritojnë. Shqipëria është një vend kandidat, që siç konfirmohet nga raporti i Komisionit i nëntorit 2016, po bën progres të fuqishëm drejt BE¬së dhe ne do të ofrojmë vazhdimisht mbështetjen tonë që ky vrull të vazhdojë
Sigal