Akuzat e PD, reagon Policia e Korçës: Ngjarja nën hetim

542
Përmes një komunikate për mediat, Policia e Korçës ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike, për ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Kolonjë, ku sipas Selisë Blu, është qëlluar me armë zjarri nga ana e kreut të socialistëve në këtë rreth në drejtim të një anëtari të opozitës.
Në një dalje për mediat, kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj akuzoi drejtuesit e uniformave blu të Ersekës se kanë fshehur ngjarjen. Ky pretendim i demokratëve hidhet poshtë nga Policia e Korçës. 
“Lidhur me ngjarjen e ndodhur në datën 26 shkurt 2016, ndodhur në Kolonjë, se ka kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Kanosje”, për shtetasin e dyshuar O.M., 38 vjeç, banues në Ersekë”, thuhet në deklaratën e Policisë së Korçës. Uniformat blu shtojnë se procedimi penal ndaj shtetasit Orest Malushi nisi menjëherë pas kallëzimit të marrë nga Zylyftar Byreku.
Policia thotë se në kushtet kur nuk është gjetur arma që pretendon kallëzuesi, Prokurori i çështjes vendosi procedimin në gjendje të lirë të autorit të dyshuar. Në deklaratë thuhet se ngjarja është pasqyruar e plotë në njoftimin e datës 27 shkurt 2016 dhe mund të gjendet lehtësisht në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Në fund, Policia e Korçës fton partitë politike të mos shfyrtëzojnë çdo ngjarje për të bërë politikë dhe të lejojnë uniformat blu të bëjnë detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve.
Sigal