Akuzat e PD, Kokëdhima: Shpifje! Mos i dëgjoni boritë e Berishës!

476
Sigal

TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste Koço Kokëdhima në një bashkëbisedim me gazetarët ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, ku kjo e fundit pretendon se deputeti i mazhorancës ka vjedhur mbi 150 herë fondet publike.

Në fjalën e tij, Kokëdhima tha se akuzat e PD-së janë shpifje duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos i marrin për bazë “boritë e Saliut”. Duke sqaruar akuzat e selisë blu, Kokëdhima tha se kompania “Abissnet” nuk është më në pronësi të tij pasi që pas marrjes së mandatit ai e ka shitur këtë kompani.

Gjithashtu të gjitha kontratat e nënshkruara nga kjo kompani janë bërë gjatë kohës, kur Kokëdhima nuk ishte zgjedhur ende deputet.