Akuzat e Doshit, Llalla-Tahiri dhe Braho takim me Ramën

62

TIRANE – Pas deklaratave të forta që deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste, Tom Doshi bëri duke akuzuar kryeparlamentarin Meta se ka paguar për një atentat ndaj tij, kryeprokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri janë takuar këtë mëngjes me kryeministrin Edi Rama. A1 Report meson se takimi eshte thirrur ne menyre urgjente nga kreu i qeverise.
 
Ora 10:18 Edhe Braho në kryeministri
Mësohet se në takimin tetë a tetë mes kryeministrit Rama, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ministrit Tahiri, ka qenë edhe kreu i komisionit parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho. Deklarata e djeshme që Braho dha pas akuzave të Doshit, konfirmoi se ka pasur një atentat të mundshëm ndaj deputetit Tom Doshi, por sipas tij, Doshi ka deklaruar se ka dashur ta vrasë kunati i ish-kryeministrit Berisha, Agim Rama.


Ora 10:15 Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka qenë i fundit që ka dalë nga ambientet e kryeministrisë, pas kryeprokurorit Llalla dhe kreut të qeverisë Rama.

Ora 10:07 Edhe kryeministri Edi Rama ka lënë ambientet e kryeministrisë

Ora 10:05 Llalla del nga Kryeministria

Ora 09:50 Llalla-Tahiri takojnë Ramën në kryeministri
A1 Report mëson se në kryeministri rreth orës 09:30 mbërritën kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Pas vendimit të grupit parlamentar socialist për ta përjashtuar, Doshi hodhi akuza edhe ndaj Tahirit, duke e akuzuar se jo vetëm që ka qenë në dijeni të atentatit ndaj tij, por sipas Doshit, ministri e ka takuar në zyrë personin e paguar për vrasjen e tij.