Akuzat e Doshit, ambasadori Lu takim 30 minuta me Bujar Nishanin

439
Sigal

TIRANE – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka zhvilluar një takim në ambientet e Preisdencës ditën e sotme me kreun e shtetit Bujar Nishani. Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa nuk bëhet e ditur ende zyrtarisht se për çfarë mund të jetë biseduar gjatë takimit.

Megjithatë ky takim vjen në një kohë kur situata politike në vend është e trazuar pas akuzave të deputetit Tom Doshi, si dhe përplasjet mazhorancë-opozitë.

Vetëm një ditë më parë, ambasadori Lu zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe shefen e delegacionit të BE-së Romana Vlahutin.