Akuzat e Bumçit, MPJ: Ja pse refuzuam kryesimin e komitetit

439
Sigal

TIRANE – Një ditë pas akuzave të deputetit demokrat Aldo Bumçi ndaj ministrit Bushati, ministria e Punëve të Jashtme sqaron për Shqiptarja.com  arsyet pse Shqipëria refuzoi të kryesojë komitetin e Ekonomisë në OSBE.
 
Sipas Ministrisë së Jashtme, propozimi që OSBE bëri për kryesimin e komitetit të ekonomisë u refuzua pasi ministria ka kërkuar që të marrë drejtimin e një prej komiteteve për çështjet e sigurisë ose atë për të drejtat e njeriut.
 
Kjo kërkesë është bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme duke pasur parasysh edhe eksperiencat e mëparshme që vendi ynë ka pasur në drejtimin dhe dhënien e kontributit të këtyre komiteteve.
 
Në komisionin e Politikës së Jashtme të mbajtur dje Bumçi kritikoi Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati për refuzimin e drejtimit të njërit prej komiteteve të OSBE. Sipas Bumçit vendimi i Bushatit ka dëmtuar pozitën e vendit tonë, për më tepër që ky vendim është marrë në një kohë kur Presidencën e OSBE-së do ta marrë Serbia. 

OSBE-ja ka tri komitete, një për çështjet e sigurisë, atë për të drejtat e njeriut dhe ai për çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore. Ne si ministri kemi kërkuar që të marrim drejtimin e një prej dy të parave, duke marrë parasysh edhe eksperiencat tona, kontributin tonë në këto dy komitete si dhe objektivat tona kombëtare. Por na është ofruar vetëm drejtimi i Komitetit të Çështjeve Ekonomike. Propozimi na ka ardhur direkt nga vetë organizata e OSBE-së.